Fitorja e parë e Rusisë ndaj Perëndimit në Ballkan, nw shekullin e 21-të, ishte pikërisht Kosova, respektivisht Raporti i senatorit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty. Kosova është targeti thelbësor i Rusisë në Ballkan për të luftar Perëndimin, ndërsa stërkeqja kosovare e delegjitimoi dhe bllokoi përmbylljen e transicionit përbrenda
Kosova është vënë në ‘fushëbetejën’ e Rusisë kundër Perëndimit. Siguria jonë kombëtare vendoset në pikëpyetje përmes targetimit direkt nga influenca e jashtme armiqësore, porse të cilës i është ndihmuar vazhdimisht përmes stërkeqjes dhe mospërmbylljes së transicionit përbrenda.
Në të vërtetë, Kosova paraqet targetin thelbësor në Ballkan për ndikimin rus. Në këtë pikë, Federata Ruse – e ringjallur për së mbrapshti – ka filluar të luftojë botën demokratike, përkatësisht Perëndimin e udhëhequr nga SHBA.
Jo vetëm sepse Kosova paraqet një hapësirë të rëndësishme territoriale, por edhe më shumë për faktin se fitorja e konceptit rus për marrëdhëniet ndërkombëtare nënkupton dobësim të rasteve të suksesshme të botës perëndimore demokratike.
Së pari, Kosova është tregimi më i suksesshëm i demokracive. Është shembulli se si shtetet demokratike marrin përgjegjësinë për të ndaluar abuzimin e të “parimit të sovranitetit dhe mosndërhyrjes në punë të brendshme”, kur Millosheviqi dhe regjimi i tij po zbatonin politika gjenocidiale në Kosovë. Nëse krahasojmë ndërhyrjet humanitare ndërkombëtare që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, del që Kosova paraqet shembullin konkret se si mund të ndalohet dhuna, gjenocidi dhe lufta; si mund të administrohet një territor nga ana e bashkësisë ndërkombëtare; dhe si mund të zhvillohet demokracia e të zbatohet parimi universal i vetëvendosjes!
Këtë e ka konfirmuar edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, më 21 korrik 2010, duke konstatuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës si veprim institucional që nuk bie ndesh me të Drejtën Ndërkombëtare.
Së dyti, Federata Ruse – përmes të ashtuquajturës “Doktrina GERASIMOV” – ka filluar tashmë për rreth një dekadë “luftën moderne”, që në të vërtetë është një kombimin i llahtarshëm i mjeteve konvencionale me ato jokonvencionale dhe asimetrike, strategji ushtarake, lajme të rrejshme, luftë dezinformative dhe qasje hibride. Gjenerali Gerasimov kishte publikuar fjalimin e tij më 13 shkurt 2013 në mediat ruse, porse kjo doli të ishte publikimi i planit shtetëror rus që ekzistonte disa vjet më herët dhe jo fjalim i një gjenerali.
Qartë se një prej rajoneve kryesore të ‘fushëbetejës’ është rajoni i Ballkanit, me thelb Kosovën. Sërish, duke mbështetur dhe sponsoriuar qasjen agresive të Serbisë, përmes “doktrinës Gerasimov” Rusia ka portretizuar Serbinë si viktimën e NATO-s dhe ndërhyrjes së botës perëndimore, ndërsa Kosovën si ‘monstrum të mbështetur nga Perëndimi’.
Fitorja e parë e Rusisë ndaj Perëndimit në Ballkan, nw shekullin e 21-tw, ishte pikërisht Kosova, respektivisht Raporti i senatorit zviceran në Këshillin e Evropës, Dick Marty.
E tërë kjo luftë hibride për vite të tëra, në njëfar forme, ka nxitur debate në shtetet perëndimore, edhe duke qenë për faktin se rritja e lëvizjeve ekstremiste nëpër Evropë ka shkaktuar vetë-kufizim në politikat e jashtme të shteteve të caktuara. Nëse kësaj i shtojmë edhe faktin se pjesa më e madhe e administratave të shteteve perëndimore ka ndryshuar përbërjen me kohë, sigurisht që kujtesa për rrethanat gjenocidiale të Millosheviqit është zbehur. Fatkeqësisht!
Së treti, ndërhyrjet e këtilla armiqësore sigurisht se kanë gjetur mbështetje edhe në motive të brendshme, të cilat janë manipuluar për të nxitur konfuzion shoqëror. Kosova për gati 20 vjet nuk po arrin ta përfundojë transicionin drejt një shoqërie dhe shteti demokratik.
Niveli i lartë i korrupsionit, krimi i organizuar i pandëshkuar, brishtësia e institucioneve për të ofruar shërbime kualitative për qytetarët, mungesa e zhvillimit ekonomik, cilësia e tmerrshme e arsimit dhe shëndetësisë, nepotizmi dhe klientelizimi i skajshëm, mungesa e përgjegjësisë institucionale për të luftuar të keqen, prokurorë dhe gjykatës të paaftë dhe të emëruar politikisht, sikurse edhe shumë aspekte tjera të stërkequra kanë delegjitimuar procesin e transicionit për së brendshmi.
Përgjithësisht, lufta ruse ndaj perëndimit në ‘Betejën e Kosovës’ nuk duhet të nënkuptojë dorëzim të shtetit tonë. Përkundrazi. Porse, fitorja e Kosovës në këtë luftë asimetrike nënkupton ndryshim nacional të qasjes, përforcim dhe modernizim të institucioneve, ngritje të ekspertizës dhe vetëdijësimit tonë.
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...
Aksident me vdekje në aksin Gjirokastër-Tepelenë
Erdogan: Ne presim ndërtimin e një Sirie të çliruar nga terr...