SHKRUAN: Berat Peci
Tema e virusit vdekjeprurës, tashmë është prezent tek të gjithë ne, e në shtëpitë tona.
Për efektin e këtij virusi, simptomat dhe masat që duhet marrur, kanë folur tek të tjerët, andaj edhe unë s’po ndalem në këtë pjesë.
Fokusin po e vë në diçka tjetër, dhe atë konkretisht në friken që ka sjell tek qytetarët ky virus, dhe manifestimi i kësaj frike me orvatjen e popullatës në dyqane për tu furnizuar me ushqim, gjoja se do të ketë bllokim të vendit, dhe se nuk do të ketë mundësi për furnizim me ushqim.
Arsyeje tjetër nga qytetarët po merret supozimi që tregtarët në vendin tonë, do të bëjnë ngritjen enorme të çmimeve të artikujve bazik ushqimor.
Ky shqetësim marrë në përvojën nga e kaluara ka bazë sepse dimë rastet se si tregtarët me marrëveshje të fshehta e jo ligjore të organizuar kanë ngritur çmimet, dhe edhe sot i ngrisin sa herë të dojnë, pa e pas drojën e ndëshkimit nga institucionet kompetente.
Ndërsa sa i përket asaj që vendi do të bllokohet, dhe se s’do të ketë artikuj ushqimor, në një shoqëri normale, urgjentisht është dashur të hetohet fakti se nga erdhi kjo ide e kjo propagandë.
Kush janë protagonistët, nga dolën lajmet dhe shpërndarja e tyre në mënyrë rekorde neper portale.
Kush janë porositësit e kësaj propagande ?
Këto pyetje duhet të mbizotërojnë në shoqërinë tonë.
Tash së fundi kemi lajmërime, e deklarime edhe me fotografi nga qytetarët se si në disa dyqane ushqimore ka ngritje enorme të çmimeve me ato që i kanë pasur deri dje.
Nëse kjo është arrihet të vërtetohet, atëherë para syve tonë, në mënyrë të organizume kemi individ e subjekte afariste që e shkelin ligjin.
Në këso raste, menjëherë duhet të reagoj Administrata Tatimore, dhe të dal nga roli pasiv i saj i mbledhjes së taksave dhe qortimit të kurdo qoftë që nuk i deklaron ato, e të dal në teren dhe të shoh për se afërmi gjendjen.
Po ashtu inspektoratet e komunave dhe të ministrisë adekuate të dalin menjëherë në teren dhe të hulumtojnë këto raste, dhe të veprojnë konform rregullave dhe ligjeve në fuqi në vendin tonë.
Krejt në fund si organ që ligji ia ka jep autoritetin e ndjekjes së kryerësve potencial të veprave penale prokuroria bashkë me policinë te aktivizohet dhe të hetoj se këtu kemi të bajmë se paku me mashtrimin.
Po të bëhet aktivizimi në kohë reale i këtyre aktorëve relevant, do të ndriçohej situata, dhe kjo amulli kjo propagandë nuk do të ishte aq e fort dhe e dirigjuar.
Fakti se ende në vendin tonë nuk ka ende të prekur me virus, me të vërtetë është shumë shpresëdhënës, dhe urojme që deri në fund të kësaj gjendje tmerruese që po mbizotëron në botë, mos të ketë as edhe një qytetar të infektuar.
Rregullorja për Komisionin Parlamentar të FSK-së, Selimi: Nu...
Zvicra publikon listën për Ligën e Kombeve, katër shqiptarë ...
Osmani në Hungari, falënderon kryeministrin Victor Orbán për...
Luftimi i trafikimit, Britania do të nënshkruaj marrëveshje ...
Nis mbledhja e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojt...
Opozita në Shqipëri rikthehet në Kuvend, kërkojnë largimin e...