Edi Rama dhe Ali Ahmeti (mban në fuqi qeverinë e Zaevit) kanë bërë sot në Shkup aleancë me Serbinë. Kjo është situatë absurde për disa arsye,
1. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, si shtete anëtare të NATO-s, kanë bërë aleancë me shtetin më antiNATO në Ballkan e në Evropë, me shtetin që faktikisht është “kolona e pestë e Putinit në Evropë.”) Kjo është ajo që shihet me sy. Ndërsa hipoteza se gjasme Serbia po kërkon një mundësi të afrohet me NATO-n e disi të çlirohet nga presioni rus, mbetet të testohet.
2. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, me këtë afrim me Serbinë, marrin pjesë aktive në izolimin e Kosovës. Pra, shpërbëjnë hapësirën shqiptare dhe kompromentojnë integrimet shqiptare, në favor të integrimit me Serbinë. Ndërsa, hipoteza se brenda kësaj strukture mund të akomodohet çështja shqiptare e edhe ajo serbe, pa ndryshuar kufijtë, mbetet të testohet. Por, është pak e besueshme. Atë haspërsië e siguron vetëm anëtarësimi në BE.
3. Një ditë pasi ka hyrë në fuqi ligji që dënon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë, në vend se Vuçiqi të izolohej, për mohimin që ia bën gjenocidit, Edi Rama dhe Zaevi (Zaevi është “kryeminsitri shqiptar” i Ali Ahmetit!) i dhanë Vuçiqit rolin e liderit në ato tre shtete. Pra, de facto Vuçiqi është baba i miniShengenit, përkatësisht i Ballkan Openit. Ndërsa, hipoteza se ai nuk ka do ta keqpërdorë atë pozicion, nuk ka pse të testohet. Ai do ta keqpërdorë në maksimum, ve;mas në dëm të Kosovës, nëse ka mundësi.
4. Po Kosova zyrtare si po kundërpërgjgjet? Më duket se Kosova po sillet pak a shumë si në vitin 1912: patriarkale, folklorike, autiste. Kosova u la në baltë edhe në vitin 1912 nga “vëllezërit shqiptarë”, por jo krejtësisht pa fajin e saj.
Krerët e saj të asaj kohe nuk dinin bash qartë se çka donin. Për fund: “Ballkan Open” mund të shihet si realizim i doktrinës së Pashiqit, “Ballkani ballkansave.”(Natyrisht, me ballkanasit Pashiqi nënkuptonte serbët si sundimtarë të Ballkanit.) Por, tash ka një ndryshim “të vogël”: NATO është këtu dhe rrjedhimisht formula finale do të jetë: “Ballkani në NATO.” Do s’do Serbia.
Shkrimi është marrë nga profili i Krasniqit në Facebook.
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?