Një panik i ri ka përfshirë Europën dhe me gjasë do të kaplojë edhe mediat e Amerikës së Veriut.
Balena Blu është një linjë e fshehur ruse që lidhet me kultin e vetëvrasjes dhe ka dëshmi që loja drejton përdoruesit e saj drejt një fundi makabër. Në disa vende europiane policia është vënë në dispozicion rreth informimit të prindërve për të monitoruar fëmijët e tyre.
Loja tashmë ka prekur edhe adoleshentët në Kosove dhe Shqipëri.
Miti mbi balenën blu më shumë se një tendencë për vetëvrasje te adoleshentët, shfaq frikën e ngatërruar që vetë interneti ia del të na kontrollojë dhe të na spiunojë, sikurse një shtet autoritar.
Kjo lloj frike është shfaqur së fundmi në serialin televiziv Black Mirror dhe është i pranishëm në paranojën e përgjimit te Donald Trump.
Loja Balena Blu fillimisht u bë e njohur nga rrjeti televiziv i financuar nga shteti rus, Russia Today, i cili publikoi një artikull në lidhje me grupet vetëvrasëse, që kishin të bënin pikërisht me lojën në fjalë.
RT e quajti këtë lojë ‘kompleksi industrial i vetëvrasjeve kibernetike’.
Më pas u përfol edhe në një tjetër gazetë ruse, Novaya Gazeta, e cila bëri të qartë se rregullat 50 ditore të lojës. Aty u tha se në ditën e 50-të të lojës, adoleshentëve u thuhet të vrasin vetën.
Emri Balena Blu supozohet se i referohet një zakoni të balenave që dalin në breg të detit dhe vdesin.
Mediat ruse kanë theksuar se rreth 130 adoleshentë kanë bërë vetëvrasje të ndikuar nga loja.
Sipas raporteve besohet se nëse adoleshentët nuk plotësojnë detyrat, kërcënohen me një lloj hakmarrje të tmerrshme, zakonisht me ndonjë sekret që administratori e ka zbuluar për të rinjtë, pasi ai e di adresën e IP-së të kompjuterit ose telefonit nga i cili po luhet.
Pas mediave ruse, historia e lojës kaploi me të madhe mediat europiane, ndërsa gjatë muajve të fundit ka përfshirë edhe mediat në Kosovë dhe Shqipëri.
Frika e një kulti vetëvrasës te adoleshentët nuk është gjë e re.
Filmi japonez i vitit 2001 “Suicide Club” e ka trajtuar si temë pikërisht këtë lloj frike. Fillon me 54 nxënëse që kryejnë vetëvrasje në një stacion treni, duke u hedhur para trenit. Përderisa policia e heton rastin, e zbulon një faqe internet që duket sikurse e parashikon vdekjes. Në këtë skenar funksionojnë kodet dhe simbolet e fshehura.
Historia e Balenës Blu është më bashkohore, sepse përfshin kompjuterë si instrument dënimi dhe frika shtohet edhe më shumë, pasi janë pikërisht kompjuterët dhe telefonët që zënë hapsirë në përditshmërinë tonë.
Sekretet e secili i mban një kompjuter ose telefon privat dhe kontrollomi nga administratorët e bën më të vështirë ruajtjen e sekreteve dhe në një formë adoleshentët e marrin këtë si ndëshkim për imoralitetin.
Tashmë të gjithë kemi lexuar se vetë Mark Zuckerberg mbulon kamerën e tij në mënyrë që most ë përgjohet. Wikilieaks së fundi ka nxjerrë në pah një nga frikërat tona më të vjetra, si psh se CIA mund të na përgjojë edhe përmes televizionit.
Ky ishte një parashikim që George Orwell e tha në librin 1984.
Rezultati më i keq i mundshëm u shfaq në një nga episodet e serialit Black Mirrot, “Shut up and dance”. Aty shfaqen personazhe të ndryshme që në mënyrë të paligjshme spiunojnë mbi njerëzit dhe zbulojnë një sekret të errët si shikimi i pornografisë së fëmijë.
Një haker anonim më pas shantazhon personazhet, duke i detyruar ata të bëjnë krime gjithnjë e më të dhunshme dhe më të rënda.
Organizatori hakmarrës prapa komplotit nuk zbulohet kurrë, ndërsa forca e errët, që në këtë rast është vetë internet, transformohet në një motor të madh hakmarrësish.
Ky komplot është kaq i panjollosur për funksionimin e supozuar të lojës balena blu dhe këtu lidhet një çështje e jetës që imiton artin.
Ajo që legjenda urbane shfaqet është një panik moral i vertetë që po ndodh në botë, ndërsa frika nga mbikëqyrja, kontrolli dhe ndëshkimi nga sistemet e komunikimit që varemi vetëm sa vjen e bëhet më i thellë./Përgatiti: Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...