Ata që nuk e ndihmuan luftën për liri, së paku mos të mundohen ta njollosin ndjenjën e veteranëve dhe luftës për lirinë e Kosovës
Shkruan: Qazim Thaqi
Sadik Halitjaha ish komanndat i ZOP, i cili është ndër të rrallët e hierarkisë ushtarake që ishte edhe anëtar i Qeverisë për Statusin e Luftëtarëve të luftës së UÇK-së tregon se ky “vullkan balte” që po mundohet të njollos lavdinë e luftës nuk ka prapavijë kombëtare. Por, kjo prapavijë është e ardhur në frymën e ultë të Karpateve. Pas kësaj njollosje qëndrojnë ata që nuk e kanë ndihmuar luftën e lirisë apo edhe kanë njollosur atëbotë me deklarata të pamatura e qëllimkeqe. Por, tani për fat të keq mediat e kanë devalvuar aq pamëshirshëm atë luftë dhe të vetmen krenari kombëtare tani e dymijë vite të këtij kombi. E tëra kjo nisi kur prokurori i kësaj lënde pas shumë mendimeve, shkrimeve se lista e veteranëve është e fryrë. “Institucionet duhet ta ndryshojnë Ligjin për Veteranët. Ky ligj mendoj se duhet të ndahet në Veteranë që dhanë shumë kontribute dhe veteran të luftës që i dhanë më pak kontribut. Unë s’mund të them se i kam dhënë luftës sa i ka dhënë komandanti legjendar Adem Jashari, por, të gjithë ata veteranë ishin në luftë dhe secili ka dhënë gjithçka nga vetja e tyre. Në luftë pati të atillë shumë që deshën ta kurorëzojnë lirinë qoftë edhe me jetën e tyre. Pastaj kishte të atillë që ikën nga disa probleme familjare dhe të atillë që nuk e deshën luftën. Tash në këtë fazë për fat të keq u bënë bashkë ata që në luftë shkuan për ndonjë hall më shumë familjarë dhe ata që nuk e deshën luftën. Tash u bashkërenditen kundër atyre që shkuan për të vdekur në luftë. Por, ja jeta e tyre ishte për të kryer luftën e për të vazhduara. Por, tash u bënë viktimë e atyre manipulantëve. Rastësisht tani doli dikush të nxjerrë dëshmi mbi emrin dhe vitlindjen e legjendarit Adem Jashari. Ankesat për keqpërdorime me listat e veteranëve, për atë se iu dha ky epitet njerëzve që kurrë nuk iu bashkuan radhëve të UÇK-së janë krejt të pavërteta sepse dihet se e vetmja gjë e shenjtë e kombit tonë tash po atakohet Protestat edhe para Dyerve të Qeverisë së Komandantit të Dukagjnit, Ramush Haradinaj, vërtetë janë të pakuptimta. Prokurori Elez Blakaj, pikërisht ka zgjedhur ikjen në SHBA. Mirëpo, nëse ai me këtë lëndë për veteranët po rrezikon tashmë çështjen e liberalizmit të vizave kjo mund të ketë prapavijë ndërkombëtare, kur tashmë është çakorduar tërësisht skena politike dhe deklaratat e ndryshme të ish komandanteve vërtetë është të thuash një llojë kërkese për të ndarë veteranët. Ata bashkë kishin ideal të vetëm lirinë, kurse tash në paqe dikujt po i intereson ti ndajë në mes këta veteranë. Në veteranë të “rrejshëm” dhe ata real. Kjo vërtetë është e dhimbshme. Ish-prokurori Blakaj, tani me “selame” nga SHBA po duket një lojë më shumë në mesin e shumë lojërave. Por pasi që është në Amerikë mund të mendohet se atje s’do ti lejohet ndonjë lojë e tij në dëm të Kosovës.. Por, sipas Prokurorit të EULEX-it ishte një grup njerëzish prej atyre që pretendojnë të jenë pjesë e organizatës si Armata Kombëtare Shqiptare e deri te transportues të rrezikshëm armësh, ka përdorur edhe lidhjet e tyre për të krijuar veteranë të rrejshëm të UÇK-së.” Ko tregon se sa keqinformim kanë pasur ata prokuror. Listat nuk janë krijuar nga ata persona që tashmë akuzohen si komision qeveritar, Jo, në përpilim listash kanë marrë jo më pak se komandantët e brigadave dhe batalioneve. Prandaj, kjo e shfajëson atë komision, por është e dëmshme tashmë ideja për të ndarë në dysh veteranët. Por, ata besojmë se kësaj radhe do të keni mundësi të mos elektrizohen politikisht nga askush dhe të mbrojë shokët dhe të mbrojnë idealin e tyre. E gjithë kjo baltosje tashmë ka krijuar në ndërgjegjësimin e shumë veteranëve një frymë. Nëse vërtetë ka të atillë që s’kanë marrë pjesë në luftë dhe kanë status veterani. Ata realisht ishin në luftë do të ndihen keq .Por, bazuar në një deklaratë të gjeneral Kudisi Lame dhe nëse realisht analizohet del se mund të jenë të atillë tepër pak. Prandaj, ata nuk mund ta baltosin kaq pa ndjenja veteranët realë, ata që lan gjymtyrë, gjak e djersë istikameve të lirisë. Prandaj, nëse politikes ditore i është dashur ose është munduar që me këtë kartë të luaj, gabohen. Them gabohen se vërtetë ata do të ndihen të vetmuar në këtë ideal atdhetar. Ekzistojnë shumë dokumentacione të luftës kështu që nuk mundet të shtohen tjera dokumentacione sepse janë mbyllur protokollet në atë kohë. Nëse dyshohet në listën e Komisionit qeveritarë që të gjithë pjesëmarrës të luftës, si mund të konstatojë ndonjë listë tjetër. Prokuroria që do ta ketë shumë më vështirë, sepse shumica e prokurorëve për shkaqe e natyra të ndryshme apo edhe për shkak të moshës ata s’kanë qene në UÇK. Tash si mund të bëjnë lista Prokuroria ???. Këtu mund të kemi njëqind pikëpyetje. Së fundi për të përmbyllur këtë temë në këtë kohë të pakohë duhet rishikuar ligjin dhe duhet vu kritere të qarta. Vetëm kështu ndahen më saktësisht veteranët në kategori. Kurse, numri mbetet të ri shihet se a ka pasur kaq shumë të tillë. Ish komandanti Halitjaha, pohon se nuk e pranon assesi termin veteranë i rrejshëm, s’ka të tillë pohon ai. Listat nëse i ka fry politika atëherë nuk i mbetet kjo barrë Prokurorisë por, le të hetojë vetë politika nëse ka arsye të fortë. Në vend të kësaj kam pritur se do të hapët një debat se pse po bëjnë vetëvrasje veteranët, Dhe tashmë jemi dëshmitarë se numri i tyre po zvogëlohet ngase ata gjithnjë e më shumë po vdesin. Numri i tyre nuk mund të shtohet por vije duke u zvogëluar. Kjo duhet të ishte brengë e Kosovës.
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...
”Mos më thuaj mua nuk guxon” – Xheneta ia thyen pakot e prot...