Kuvendi i këshilltarëve komunal Shqiptarë, të tri komunave në vitin 2015, ka miratuar një deklaratë mbi themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë shqiptare që përbëhet prej gjashtë shtyllave kryesore.
Që nga ajo koha asnjë vlerësim institucional nga Qeveria e Republikës së Serbisë, dhe instanca e mekanizma të BE-së dhe organizma tjera ndërkombëtarë.
Pasi shqiptarët janë të diskriminuar në të gjitha fushat dhe sferat.
Shqiptarët në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë ku, përveçqë që kanë Trupin Koordinues që udhëhiqet nga Qeveria e Serbisë, po ashtu edhe Këshillin Nacional që në Serbi ka mbi njëzet këso Këshilla Nacionale.
Këto tri komuna do të duhej dërguar lëndën e këtij Asociacion edhe në instanca Evropiane si që është Gjykata Evropiane për pakica, në Komisionin e Venedikut për ta interpretuar marrëveshjen për këtë Asociacion, por edhe në Gjykatën e Strasburgut.
Nëse Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës ka marrë tani formë dhe përmbajte në Kosovë dhe në Instanca më të larta të BE-ës.
Asociacioni i Komunave të Krahinës Shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë ende duhet të vendoset që të dërgohet për interpretim dhe nga cila instancë Evropiane do vendoset në favorë të këtij Asociacioni që është formuar më 12 shtator të vitit 2015.
Tani, gati 8 viteve të formimit të Asociacionit të Komunave Shqiptare në krahinën që përfshin Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë do të duhej të takohen dhe të shofin si të ecin më tutje në konkretizim edhe të:
-Referendumit të 1 e 2 Mars-it 1992,
-Kryengritja e armatosur e Ushtrisë Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit,
-Marrëveshja e Konçulit.
Parashtrohet pyetja e pashmangshme, sikur do funksionalizohet Asociacioni i Komunave të krahinës shqiptare.
Ky shkrim është vetëm mendim i autorit dhe nuk është qëndrim i Arbresh.info, por i opinonistit Refik Hasani.
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...