Askush të mos e mendojë se Shqipëria dhe Kosova (Dardania) janë dy shtete të rastit.
Ata janë Arbëria dhe Dardania e famës madhështore të shqiptarëve në historinë botërore, dhe tani, këtë famë e ka marrë Amerika në aleancë.
Kjo është e vërteta.
Por na duhet të theksojmë se historia e Shqipërisë ka kaluar në duar njerëzish që nuk kanë ditur se ku mbarojnë ata si drejtues të vendit dhe ku fillon Shqipëria.
Duke mos e ditur ketë arsye kryesore në drejtimin e një shteti, këta politikanë drejtues i kanë lënë shqiptarët dhe Shqipërinë me trup, por pa kokë.
Dhe shqiptarët prandaj kanë ecur kuturu në historinë e tyre shtetërore.
Por tani, historia u dha shqiptarëve dy shtete shqiptarësh në Gadishullin Ilirik.
Çfarë kanë bërë shqiptarët me dy shtetet e tyre që nga data 17 shkurt e vitit 2008 kur doli Kosova si shteti i dytë shqiptar i pavarur? Asgjë.
Sot në Gadushullin Ilirik janë dy shtete shqiptarësh që po ecin kuturu.
Por, po pritet të dalë edhe një shtet i tretë shqiptar: Maqedonia, pas ndarjes së Maqedonisë se Veriut midis bullgarëve dhe shqiptarëve.
Po krerët e shqiptarëve në të tre shtetet shqiptare në Gadishullin Ilirik, çfarë po bëjnë?
Asgjë.
Më mirë të mos jenë, sepse deri tani indirekt ose dhe ditekt, shumë prej tyre kanë punuar për fqinjët që janë pushtues kriminalë të territoreve shqiptare. Por u lodhën kot këta pushtues. Asgjë nuk i bëjnë dot tani dy Shqipërive që janë shtete të pavarura në Gadishullin Ilirik.
Gjithsesi, kjo nuk po ndodh kot, dhe koha ka për t’i bashkuar shqiptarët në një shtet të vetëm.
Por tani koha kërkon me ngut domosdoshmërisht një marrëveshje juridike midis Shqipërisë dhe Kosovës. Një marrëveshje doktrinare ku të përcaktohet qartësisht tendenca për bashkimin federativ të shtetit shqiptar me dy republika: Shqipëria dhe Kosova.
Kjo duhet të kryhet sa më parë, sepse sot janë dy shtete agresive që kërcënojnë me luftë Shqipërinë dhe Kosovën. Por, këta mjeranë pushtues të territoreve shqiptare lodhen kot. Asgjë nuk bëjnë dot as Serbia dhe as Greqia kundër çështjes shqiptare, e cila tani është në procesin e vet të rimarrjes së historisë së saj, e cila në fakt ka qenë një histori e grabitur.
Dhe koha do të ecë në favor të shqiptarëve. Por, në vijim të këtij favori, a do të nisë ndërkombëtarisht edhe procesi për Çamërinë, njëlloj siç u zhvillua procesi për pavarësinë e Kosovës?
Kjo do të varet nga forca që do të kenë shqiptarët, që pastaj këta të përkrahen nga aleatët tanë Perëndimorë, njëlloj siç ndodhi edhe për Kosovën.
Krimet kundër shqiptarëve të Çamërisë nga banditizmi grek, kanë qenë njëlloj si krimet e serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës. E pra, kur do të fillojë procesi i shqiptarisë edhe për Çamërinë.
Nuk besoj se do të vonojë. Sepse nisja reale e procesit të shqiptarisë, i cili ka filluar në favor të shqiptarëve në Gadishullin Ilirik, nuk mund të përfundojë derisa shqiptarëve t’u jepen të gjitha të drejtat e tyre territoriale të mohuara padrejtësisht, një padrejtësi kjo e filluar që nga viti 1912.
Prisni dhe shikoni…
LEXO EDHE
“Cila është vija e vërtetë e historisë së shqiptarëve dhe ajo e Shqipërisë”
Arrestohet një i dyshuar i kërkuar me urdhër-arrest ndërkomb...
Nis votimi i 128 amendamenteve, opozita lëshon sallën
Akuzohet për krime lufte në Gaza/ Lëshohet urdhër arrest për...
Haxhiu: Gjykata Kushtetuese qëllimshëm po e pengon reformën ...
Nëna e 14-vjeçarit të vrarë në Tiranë: Martini ishte i mbush...
Pasivizimi i adresave, BE: Kemi parasysh shqetësimet e shqip...