Albin Kurti nuk po arrin të parashikojë veprimet që ndërmerr.
Po synon të kontrollojë secilën iniciativë partiake, dhe rrjedhimisht këtë dëshiron ta shtrijë në subjektin me të cilin po negocion bashkëqeverisjen.
Pas arritjes së një marrëveshjeje finale, këtë kontroll duket se e do edhe në të gjitha institucionet.
Kosovës nuk i duhet një rikapje e re, që do të ushtronte kontroll në secilën hallkë të funksionimit institucional.
Refuzimi i ftesës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pavarësisht se i kontestuar nga Kurti, është jo kushtetues.
Asnjë arsyetim nuk është i barasvlershëm me ftesën që Presidenti i ka drejtuar Kurtit për konsultim në lidhje me formimin e qeverisë.
Me “idenë” për ta vetëvendosur kohën e këtij takimi, Albin Kurti, tregon se ka frikë dhe ndihet i pasigurtë me rrethanat, në të cilat e çoi pikërisht “ankthi paraprak” gjatë negociatave me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Gjatë këtyre negociatave ai nuk ishte komod me rrethanat që do të krijoheshin dhe ndodhitë që mund të pasonin nëse do t’i jepte LDK-së gjithë atë që po kërkonte.
Duke vuajtur nga ky “ankth paraprak” një rrethanë krejt normale dhe obligative në aspektin kushtetues, siç është takimi me Presidentin, sigurisht e konsideron si “të rrezikshëm”.
Këtë bllokim institucional, që emërues ka Albin Kurtin, e transmeton tek subjekti politik me “rrezikun” se do ta vuajë edhe Kosova.
Me këtë refuzim, Kurti nuk parandalon ngjarje të dëmshme, por thjeshtë vazhdon të përkeqësojë mundësinë për drejtuar edhe me ato institucione të negociuara me LDK-në.
Krijimi i këtij rrethi vicioz të politikave negative për të gjitha subjektet politike nga ana e Kurtit, nuk i garanton një fitore Vetëvendosjes në zgjedhje të reja.
Vendosja e LDK-së në këtë rreth, pas refuzimit të qeverisë me kushtet e Vetëvendosjes, këtë “ankth paraprak” ia ka kaluar Kurtit në panik. Kështu rrjedhë edhe refuzimi për t’ju përgjigjur ftesës së Presidentit.
(Elvinë SEFIU është kryeredaktore në portalin arbresh.info, dhe ka punuar si gazetare e redaktore në disa medie që nga vitit 2009)
SBASHK-u paralajmëron protestë, thotë se nuk përjashton as g...
Banorët e Big Brother VIP Kosova shokohen nga rrëmuja në sht...
Ali Khamenei: Dënoni me vdekje Netanyahun dhe autoritetet iz...
Hoti: Buxheti 2025 u miratua me dy shkelje ligjore, Zyra e P...
Hoti: Nuk do të lejoj të më njolloset emri, ministri Peci të...
Drenusha-Sarës: E di që vet ia del, nuk ke nevojë për ndihmë...