Të jesh gazetar do të thotë të tregosh të vërtetën, ani pse ty mundet mos met pëlqy. Jam munduar që në çdo ngjarje të nxjerr më të mirën, ani pse ti nuk e ke meritu.
Por, këtë herë ishte kulmi i kulmit, dhe osht koha për reagim, ani pse ti the jo veç pak se ka mu bo mirë.
Okay, mos të krijojmë konfuzitet te ju.
Unë po nisi me tregu diçka që më ndodhi gjatë javës së kaluar, duke shpresu që të paktën në vikend kur edhe ishte ngjarja të evitoheshin parregullsitë. E, në fakt ato sa vinin e shtoheshin.
Nisma ishte një njoftim në Fanpage të Sunny Hill ku njoftoheshin të gjithë gazetarët që të dërgojnë të dhënat për akreditim në mënyrë që të përcillet ngjarja 3 ditore.
Jo, që nuk ndodhi që të lejohen akreditimet nga ‘MEDIUMET JO TË NJOHURA’, por edhe personi me emrin Visar Breznica thoshte se vendimi është që nuk ka XHIRIM.
(Ky në foto është Visari)
‘Në rregull atëherë’, i thashë…. Duke vazhduar që do vij me fotoreporterin ti marrin disa fotografi, shkurt e shqip të kryejmë punën tonë.
Ishte data 6 gusht, siç mund të shihet në foton e mëposhtme kur emali ime ishte në listën e akreditimeve që më njoftonin për aktivitetet e tyre.
ACTION BRONSON, ARRITI – Aty isha e ftuar madje bëra një pyetje dhe gjithçka ishte okay.
Hmmm Okay me gazetarë sepse me organizimin JO.
Në fotot më tutje mund të shihni një parregullsi gjatë vendosjes së banerit ku nuk dukej mirë dhe vendosën që ta largojnë.
Me tu afruar në sallën e ‘Emerald’, personi me emrin Trëndelina Bucolli (Shih foton më poshtë’), kameramanit Rron Agolli iu drejtua me fjalët ‘Nuk guxon me hi live’, dhe ‘Shko në fund xhiro’.
Rroni u mundua njëherë ta merrte me qetësi sepse gjendja e saj ishte pak më e ndërlikuar ngase ishte shtatzënë dhe kameramani im i shpjegoi që ulëset dhe kokat e personave që do ulen aty janë pengesë për një kuadër të mirë.
Edhe kjo mbaroi NEJSE duhet me e cek që s’kanë ditë me u bo gati (Wifi nuk punonte, Baneri nuk u vendos e në fund edhe nervoz u banën)
Diskutimi me Zonjën Bucolli nuk përfundoi vetëm me ‘Bërtimet’ e saj ndaj kameramanit, por pastaj vazhdoi dhe me mua (Albina Zenelin), kur e pyeta a do ketë akreditim shtesë për koncert.
Përgjigja e saj: Konferenca e Action Bronson ishte e hapur, nesër Dua Lipa do jetë e mbyllur’, okej i thashë dhe nuk bona zo mo dhe e bona një pyetje ndaj Action Bronson dhe thashë nasht se puna dikur shpërblehet herët a vonë.
Data 7 gusht: 15:30 vajtëm në aeroport por për pak na iki Dua, okay thashë shnosh qofshim, do shkojmë në konferencë në ‘Emerald’ nga ora 19:00.
Pasi u ktheva në redaksi, pashë tek Instagrami i një kolegeje gazetare e cila ishte akredituar dhe ata i kishin telefonuar që të shkonte ta merrte bexhin, ndërsa mua JO.
Pasi i telefonova me tha jo emri yt nuk është në listën e MYSAFIRËVE PËR KONFERENCË.
‘Çfarë mysafiri moj e nderuar, unë jam gazetare dhe kjo është konferencë nuk është dasmë’.
Nejse e mbylli me arsyetimin që nuk KA KOHË.
Por ama, nuk u dorëzova dhe u nisëm për në konferencë.
Unë (Albina Zeneli), kamermani (Rron Agolli), dhe Fotografi (Ruzhdi Pacolli), hasëm në vështirësi dhe mbetëm në fund tek hyrja në mëshirë të fatit duke telefonuar personin që po shihni në foto emri i të cilit është Alban Kastrati që hapi telefonin pas 10 tentimeve, dhe u shpreh :FOL MA SHPEJT QA PO DON SE SKOM KOHE’, pasi i thashë se kush jam; më mbylli duke thënë bisedo me Trëndelinën.
(Ky është Albani i cili gjatë gjithë kohës ishte me nerva të ngritura)
Nejse kaloi edhe kjo sfidë.
U futëm edhe te Dua Lipa, pas shumë ‘LUTJEVE E TENTIMEVE’, dhe e bona një pyetje e cila u bë lajm në të gjitha mediat (Tv, Radio dhe portale).
E ENJTE: Pasdite Trëndelina Bucolli pas shumë e-mailave është përgjigjur pasi intervenuam (ME TË NJOFSHËM).
PRA, A ËSHTË ETIKE SIPAS JUSH TË DASHUR LEXUES QË KINSE AKREDITIMI DO TË BËHET NË ORA 19:00????
A është etike që një ‘AGJENSI SERIOZE’, të të thotë VETËM SOT……
Qysh vetëm sot kur unë kam aplikua me datë 27 KORRIK ( E premte)
Nejse, shkova me shpejtësi tek adresa e shkruar tek komunikimi me e-mail dhe më dhanë 2 akreditime (Shih fotot më poshtë)
Erdhi koha e koncertit, ditë e premte Ora 20:00, tek hyrja kryesore tek Parku i Gërmisë’, personi i cili na priti pasi shikoi këta bexha (Të timin dhe të Ruzhdi Pacollit), na vendosi një shirit në dorë por për fatin tonë të keq ai ishte RED (I kuq), që sipas rregullave të koncertit ai është REGULAR, që po besoj pe dini tash që do të thotë se JEMI SHIKUES TË RREGULLT DHE SE AKREDITIMI PRESS NUK VLEN.
Pas shumë vështirësive arritëm me gjet (Të njohshëm), dhe i nxorëm disa fotografi tek zona VIP (gjithmonë duke pasur frikë që mos të na shohin shiritin e kuq, dhe të na renditin tek shikuesit)
Kjo natë u krye, erdhi dita e shtunë, dhe kur u gjendëm pranë personave të njëjtë, i treguam që keni gabuar tek shiriti sepse duhet kaltër ose vjollce që të kemi qasje tek VIP ZONE, që të shkrepim foto e jo të rrimë tek publiku që ishin në numër të madh.
Dheeeeee…. Personi që vendoste shirita, telefonoi të njëjtin Visar Breznica i cili tha që futi ashtu se të rregullt janë, ani pse ne kishim BEXHIN ME AKREDITIM DHE VULE TË KOMPANISË ‘REPUBLIKA’
Pasi u futëm shkuam deri tek skena dhe arritëm të depërtonim të paktën deri shikuesit ku mund të shkrepim disa foto e ti dërgonim më pas në redaksi që ti bënim lajme.
Në atë kohë siç po shihet në foto ishte duke interpretuar PINT (MC Kresha dhe Lyrical Son)
Kur tentuam të futeshim tek Zona Vip me arsyetimin se ishim edhe mbrëmë këtu, jo që nuk na lejuan por nisën të na shtynin me dorë mua dhe fotoreporterin 50 vjeçar Ruzhdi Pacolli.
Ora shënonte 21:30 dhe lodhja ishte deri në pakufi e vendosëm të ktheheshim duke i kapur disa parregullsi derisa lëshoheshim poshtë deri tek Bazeni.
Të dielën nisa hulumtimin edhe më shumë duke mbledhur fakte që e dëshmonin se organizimi ishte shumë i dobët.
Angjelina Ahmeti e cila me preardhje është nga Kosova e që jeton në Londër, e ka mik artistin Gashi i cili ka interpretuar të shtunën (Natën e dytë), ajo nuk u lejua të kishte qasje në backastage ani pse Gashi mblodhi të gjithë ekipin e tij pranë vetës.
Motra e Angjelinës 13 vjeçare pësoi nga gazi që dikush nga audienca e ka lëshuar në drejtim të publikut dhe ajo i ka treguar policëve të cilët u shprehën me fjalët: ‘Mos boni skena se sen sju gjon’
Ky është raporti i mjekut ku motra e kësaj vajze e cila bënte pjesë ne ekipin e Gashit.
E, kjo nuk ishte e tëra që i ndodhi kësaj vajze, e cila ishte gënjyer nga një nga organizatorët emri i të cilit është Shpat Begolli.
Angjelina i tha portalit arbresh.info që ‘Sunny Hill’ i kishte premtuar asaj 14 bileta VIP, e në fund ja kanë dhënë vetëm 1 (Dhe atë regular/e rregullt).
Në ndërkohë e-maili i fundit tek e-maili im i punës ishin me informacione që e dëshmon që PËRNIME EMRI IM ISHTE NË LISTËN E AKREDITIMEVE ANI PSE NUK U TRAJTUAM SI E MERITUAM.
Ky është vetëm një nga rastet e shumta që gazetarët detyrohen të sakrifikojnë nga vetja e tyre duke përfshirë edhe shëndetin për të arritur atë që donë.
Kërkoj falje që e zgjata ama besoj e kuptoni që ishte një MAKTH I RADHËS I TË BËRIT GAZETARI.
Nuk e besoj që e meritojmë një gjë të tillë, sepse në fund të fundit ne jemi në shërbim të popullit jo servil i kompanive private që synim i kanë PARATË.
Ne si redaksi e arbresh.info e dënojmë ashpër ‘Republika Agency’ dhe ‘Sunny Hill Festival’, me gjithë personat e përfshirë në tekst të cilët i ftojmë edhe në ballafaqim face to face sepse faktet mbeten fakte’.
Shkruan: Albina Zeneli
Gazetare e showbizit në Arbresh.info & Autore e moderatore e emisionit n’ZOOM në po të njëjtin portal./arbresh.info/
(Qe kjo në foto jom unë, e buzëqeshur ani pse kalova një MAL ME PADREJTËSI!!!!
Teatri Kombëtar i Kosovës është futur në grevë të përgjithsh...
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...