Analizë kushtetuese: Konstituimi i Kuvendit dhe zgjedhja e presidentit të ri

14:14 | 25 Janar 2021
M. A.

Shkruar nga: Vigan Qorrolli

ANALIZE KUSHTETUESE: KONSTITUIMI I KUVENDIT DHE ZGJEDHJA E PRESIDENTIT TE RI ??
I.
Zgjedhjet e percaktuara me 14 shkurt 2021, do t’i perzgjedhin 120 anetaret e legjislatures se VIII’te te Kuvendit te Kosoves, te cilet me pas, sipas Kushtetutes, duhet ta votojne Kryetarin e ri dhe Kryesine e Kuvendit — akt i cili zyrtarisht e quan te konstituar legjislaturen e re.
II.
Kuvendi i ri mund te konstituohet ne çdo kohe dhe per shkak te afateve te shkurtera do te duhej te mbledhej rreth mesit te muajit Mars, por jo me vone se fundi i ketij muaji.
Qeveria po keshtu mund te votohet ne seancat e para te Kuvendit te ri.
III.
Zgjedhja e Presidentit te ri te Republikes pritet te jete kryefjala e stabilitetit politik te Kuvendit — meqe kjo gje eshte e lidhur me afate strikte kushtetuese. Me 6 maj 2021 i skadon perkohshmeria ne detyre e UD Presidentes, Vjosa Osmani, post te cilin e mban si derivativ i postit te Kryetares se Kuvendit. Ne rast se Kuvendi i ri i dale nga zgjedhjet e 14 shkurtit e zgjedh nje kryetar/e te ri te tij, atehere afati i Presidentit ne detyre NUK zgjatet — ne asnje variant, me kryetar te ri ose jo, i cili sipas prerogatives kushtetuese e ushtron edhe detyren e presidentit — por kjo detyre zgjate maksimumi deri ne diten e 6 majit. Ky afat nuk zgjatet (edhe) nese kemi nje kryetar te ri te Kuvendit.
IV.
Procedurat per zgjedhjen e Presidentit te ri sipas nenit 86 (2) te Kushtetutes “duhet te fillojne jo me vone se 30 dite para perfundimit te mandatit te Presidentit aktual”. Procedura mund te filloje kurdo pas konstituimit te Kuvendit te ri, por jo me vone se data 6 prill 2021.
Nese hyhet ne javen e pare te prillit pa procedurat e zgjedhjes se Presidentit, atehere aktivizohet neni 82.1 (3) i Kushtetutes, qe e shperndan Kuvendin, e qe thote: “nese brenda afatit prej 60 ditesh nga dita e fillimit te procedures se zgjedhjes, nuk zgjedhet Presidenti i Republikes.”
V.
Me fjale te tjera, Kuvendi shperndahet nese nuk zgjidhet Presidenti ne kete menyre, ndersa varianti i dyte poashtu e shperndan ate ne rast se ne tri raunde te votimit te Presidentit deshtojne — neni 86 (6) — “Kuvendi shperndahet dhe zgjedhjet mbahen brenda 45 ditesh.”
VI.
Kosova ndodhet para disa afateve strikte kushtetuese, te cilat legjislatura e re e Kuvendit duhet t’i zbatoje ne menyre imperative.
Ne rast se deri me 6 prill — nuk konstituohet as Kuvendi dhe as nuk fillojne procedurat per zgjedhjen e Presidentit te ri — atehere zgjedhjet e 14 shkurtit nuk do kene asnje vlere kushtetuese — sepse brenda majit/qershorit te sivjeme duhet te mbajme zgjedhje te reja parlamentare.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme