Joseph R. Biden është zgjedhur Presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin e tij të fitores, të shtunën mbrëma në Wilmington, Delaware, ai tha se do të punojë për: “një komb të bashkuar. Një komb të forcuar. Një komb të shëruar. Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”
Shkruan: Drilon S. Gashi
Amerika zgjodhi Presidentin Biden që të menaxhojë mbi shumë sfidat e brendshme që ka vendi, dhe që jashtë vendit, të rikthejë rolin më aktiv, bashkëpunues dhe udhëheqës, amerikan. Është vlerësuar se i zgjedhuri President ishte pikërisht udhëheqësi i duhur për SHBA-n në këtë kohë. Ai do të mund të jetë edhe më i duhuri President amerikan për Kosovën.
Z. Biden pritet që të bëjë më shumë për Kosovën sesa paraardhësit e tij. Lidhja profesionale dhe personale e të zgjedhurit President me Kosovën është e ngushtë. Ai do të donte që të mbyllte çështjet e hapura të Kosovës dhe të afirmojë atë në institucionet euroatlantike. Që kjo të ndodhë do të duhet angazhimi i qëllimshëm dhe i vazhdueshëm i institucioneve të Kosovës dhe ndërmjetësimi i këtij angazhimi nga komuniteti shqiptaro-amerikan.
Amerika për Biden
Amerika, mëgjithatë, i dha një fitore bindëse të zgjedhurit President Biden. Biden siguroi epërsinë në shumë shtete kyçe: ai rindërtoj “murin e kaltër”, duke fituar shtetet Wisconsin, Michigan, dhe Pennsylvania, fitoi në Nevada, dhe është në rrugë për të konfirmuar fitore të befasishme në Georgia dhe Arizona. Deri më tash Biden ka arritur 279 vota të kolegjit elektoral, duke kaluar pragun e fitores të 270 votave. I zgjedhuri President Biden arriti 74.6 milion vota popullore në krahasim me 70.4 milion për Presidentin Trump. Kontestet e mundshme ligjore të Presidentit Trump nuk duken shumë më përspektivë; fushata Trump e ka sfidën që të përpiqët që t’i bëjë këto në shumë shtete të humbura. Numërimi përfundimtar dhe pastaj çertifikmi i zgjedhjeve do të merr disa javë.
Këto zgjedhje u panë më tepër si një referendum mbi Presidentin Trump, duke vlerësuar sidomos menaxhimin e tij me COVID-19. Biden u zgjodh për të përmirësuar kontrollimin e COVID-19, siguruar rimëkëmbjen ekonomike, vazhduar luftën kundër racizmit sistematik, dhe për të ofruar sigurim shëndetësor cilësor për sa më shumë amerikanë. Këto zgjedhje gjithashtu trajtuan se çfarë karakteri të Presidentit donin amerikanët, në mes të atij të biznesmenit shpeshherë të paparashikueshëm dhe të veprimtarit konservator Trump apo të burrështetasit me përvojë, politikanit të moderuar e njeriut empatik Biden. Në fund, u kuptua se një masë e madhe amerikanësh përkrahën Presidentin Trump, por jo mjaftueshëm për t’ia mundësuar atij një administratë të dytë.
Joe Biden arriti numër të madh votash tek vendbanimet që kryesisht votojnë për demokratët, por mori vota edhe nga vendbanime kryesisht republikane. Me depërtimin e tij në Georgia dhe Arizona, dhe një tentim serioz për fitore në Texas, ai tejkalojë bazën e tij partiake dhe përmbushi premtimin e kandidaturës së tij. Atë që një udhëheqës i moderuar, me prejardhjen nga një familje e klasës punëtore, do të dinte se si të komunikoj me gjithë Amerikën dhe të siguroj mbështetjen e saj për t’u bërë President.
Biden për Kosovën
Me bindje e them se Joe Biden do të jetë i pari President amerikan që viziton Kosovën e pavarur. Kjo do të ishte vetëm një simbolikë e mbështetjes më të fuqishme që do të vijë nga Biden, për Kosovën dhe shqiptarët. Si Zëvendëspresident, Biden kishte vizituar Kosovën në gusht të vitit 2016.
Biden e njeh mirë çështjen e Kosovës, shumë më mirë sesa cilido kandidatë tjetër i mundshëm për President amerikan, demokrat apo republikan. Është marrë me Kosovën që nga koha kur u angazhua në, dhe ku më pas kryesonte, Komisionin e Senatit Amerikan për Marrëdhënie të Jashtme. Ishte nismëtar i rezolutës që autorizoi Presidentin Clinton për intervenimin amerikan ndaj forcave serbe. Ka mbrojtur pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës gjithherë.
Mirëpo, SHBA do të kërkojë nga ai më shumë angazhim për politika të brendshme, dhe angazhim në politika të jashtme më kryesore. Si do të mundet që Kosova ta siguronte vëmendjen e mikut të saj në Shtëpi të Bardhë?
Vendosja e Kosovës në agjendë: roli i institucioneve dhe shqiptaro-amerikanëve
Së pari, administrata Biden do të mund të vlerësonte marrëveshjen për normalizim ekonomik Kosovë-Serbi–se cilat pika mund të qendrojnë dhe cilat hedhën poshtë sepse nuk i përshtatën vizionit të administratës së re.
Si do të mund të thellohej edhe më tej marrëdhënia Kosovë-SHBA me Presidentin Biden, si p.sh. për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe të investimeve amerikane në Kosovë? Administrata mundet që të interesohet për mbarëvajtjen e rasteve gjyqësore në Gjykatën Speciale. A po zhvillohet një proces i drejtë bazuar në profesionalizëm? A po shqyrton Gjykata rastet e bëra si nga serbët ashtu edhe nga shqiptarët, për të mos qenë e anëshme kundër shqiptarëve. Kongresmeni Eliot Engel ngriti shqetësimin për këtë më t’u konfirmuar aktakuzat e fundit.
A mundet administrata Biden që të siguronte anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe më pas në Organizatën e Kombeve të Bashkuara? Si do të mund të normalizohëshin marrëdhëniet Kosovë-Serbi me njohje reciproke, me mbështetjen amerikane? Përderisa normalizimi është më rëndësi, si të veproj Kosova, me ndihmën e Biden, që të mos mbetet peng në subjektivitetin e saj ndërkombëtar shkaku i kundërshtimeve të Serbisë.
Udhëheqësit dhe shoqëria me e gjerë në Kosovë do të mund të përfitonte nga bashkëpunimi me Presidentin Biden, por do të duhet të jetë më proaktiv. Kosova duhet të vij me ide dhe pozicione konkrete, dhe duhet t’i sforcojë ato më punë e angazhime të vazhdueshme. Nuk duhet që Kosova të pret se Amerika do të artikulojë interesat strategjike të Kosovës, por që Amerika do të mund të përkrahte e të jetësonte ato synime strategjike të artikuluara nga Kosova. Sigurisht, e gjithë kjo nënkupton që udhëheqësit e Kosovës duhet të jenë unik në çështjet kryesore të politikës së jashtme—gjë që nuk po ndodh.
Shqiptaro-amerikanët mund të ndihmojnë. Kosova duhet të angazhohet jo vetëm nëpërmjet kompanive lobuese që kushtojnë shumë por që jo gjithmonë përmbushin përfitimet e premtuara. Institucionet e Kosovës duhet që bashkërisht me përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan, me një lobi të ri shqiptar, të përpilojnë bashkërisht termat e një marrëdhënie të posaçme SHBA-Kosovë dhe SHBA-shqiptare. Çka synon Kosova më ketë marrëdhënie dhe si mund të bëhet partnere sa më e dobishme për Amerikën, edhe si shtet mik, edhe si shtet me komunitet aktiv shqiptaro-amerikan.
Presidenti Biden do të mund të krijonte hapësirën për t’u marrë me Kosovën, sidomos nëse faktori Kosovë, bashkë më atë shqiptaro-amerikan, përgatitët për këtë.
Ka shumë arsyeje pse inkurajova komunitetin shqiptaro-amerikan që të votojë për Biden. Biden do të bëjë për Amerikën dhe do të mund të bëjë për Kosovën. Është ndienje e mirë që të jeshë në anën e fitores pas zgjedhjeve, por sidomos që të jeshë në anën e së drejtës, për Amerikën, botën dhe për Kosovën. Z. Biden e di këtë ndienje shumë mirë, dhe falë saj ai arriti të bëhet i zgjedhuri President i Shtetet të Bashkuara.
*Autori është profesionist në fushën e zhvillimit ndërkombëtar dhe punon në sektorin privat në Washington, D.C. Ka magjistruar në marrëdhëniet ndërkombëtare në Columbia University në New York.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...