Vetëm dje, Turqia u konsiderua si kandidat i duhur për anëtarësim në Bashkimin Europian, si një mik i besueshëm i Perëndimit. Turqia në mënyrë të arsyshme ishte moderne, duke kërkuar të bënte përpara dhe ishte orientuar nga Perëndimi. Turqia tashmë është anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior dhe anëtarësimi në BE do të çimentonte vetëm aleancën e saj me Perëndimin.
Mjerisht, gjatë viteve të fundit, Turqia është transferuar nga diçka unike në diçka të afërt me Lindjen e Mesme.
Recep Tayyip Erdogan, i favorizuar fuqishëm që të zgjidhet president në fund të muajit të ardhshëm, mban shumë përgjegjësi për gjendjen e keqe të krijuar dhe për largimin në rritje të Turqisë nga bota perëndimore.
Vetëm dje Turqia pati marrëdhënie të forta me Izraelin. Kësisoji u bën vendi i parë me shumë myslimane që vendosi marrëdhënie diplomatike me shtetin hebre dhe për dekada Turqia dhe Izraeli gëzonin jo vetëm lidhje të forta diplomatike, por edhe marrëdhënie ekonomike dhe ushtarake.
Por, Erdogan, për shkak të pikëmapjeve të tij islamike, ka zhvendosur këto marrëdhënie në një armiqësi. Në vitin 2012, Turqia zbuloi 10 iranianë, të cilët kishin takuar oficerë të Mossadit, shërbimin e inteligjencës izraelite, në Turqi, një tradhëti të jashtëzakonshme të Izraelit, me të cilën kishte gëzuar gjatë marrëdhënieve bashkëpunuese të inteligjencës. Erdogan kërcënoi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet diplomatike me Izraelin nëse SHBA-të e njihnin Jerusalemin si kryeqytetin izraelit. Deri me tani kjo nuk ka ndodhu, megjithatë Turqia e ka kujtuar ambasadorin e saj në Izrael pas përleshjeve me militantët palestinezë përgjatë kufirit të Gazës.
Në raport me mbështetjen e fushatës së tij që bazohet në parimet islamike, Erdogan ka ngritur kritika të fuqishme ndaj Izraelit. Ai ka akuzuar izraelitët për “genocid” ndaj palestinezëve dhe e ka quajtur Izraelin “shtet terrorist”.
Sulmi ndaj Izraelit është një devijim i përshtatshëm nga problemet e ngutshme në shtëpi.
Lira turke ka shënuar një rënie drastike gjatë javës së shkuar dhe vlera e saj ka rënë me rreth 20 përqind gjatë këtij viti. Sektori privat dhe ai publik janë në borxh të thellë dhe ekonomistët fajësojnë atë për rënien e vlerës monetare. Erdogan në anën tjetër fajëson “një konspiracion misterioz” për rënien e lirës. Ai ka kërkuar nga turqit që të konvertojnë eurot dhe dollarët në lira.
Mbi të drejtën e një roli kryesor dhe të fuqishëm në Lindjen e Mesme, Erdogan është rritur gjithnjë e më shumë duke e bërë shtetin represiv. Rreth 40 mijë mësues u larguan nga puna pas përpjekjes për grusht shtet në vitin 2016. Rreth 130 mijë turq në sektorin publik dhe privat u shkarkuan nga akuzat për lidhje gyleniste.
Këto shkarkime kanë komplikuar ekonominë në Turqi.
Numri i gazetarëve të burgosur është i madh dhe nga ushtria janë hequr mijëra persona. Së fundmi, në Turqi po përpiqet të vendoset kufizimi mbi qasjen në internet.
Trazirat vijnë pasi Turqia ka planifikuar të marrë dorëzimin e parë të 100 avionëve luftarakë F-35A. Ky veprim ka nxitur kritika të mëdha nga SHBA-të. Turqia,” thotë senatori James Lankford, Oklahoma republikan, “ka shkuar shumë larg nga të qenit një aleat i NATO-s dhe një partner i rëndësishëm në punën kundër terrorizmit, ndaj situatës sot.” Nga vendi i tij i mrekullueshëm ku takohen Evropa dhe Azia, Turqia ka pasur tradicionalisht një këmbë në Perëndim dhe një këmbë në Lindje. Këmba e saj perëndimore duket gjithnjë e më shumë e tharë sot./Përktheu: Arbresh.info/
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...