Nga Drizan Shala
Kam dëgjuar shume herë të bëjnë analiza në adresë të LVV dhe juve, si dhe rrugëtimin tuaj politiko-historik. Vërtetë jeni subjekt i ri në skenën pulitke pra i krijuar, zhvilluar, përkrahur dhe më në fund anatemuar në periudhën e pasluftës.
Kualifikimet në adresën tuaj si subjekt, çdo herë i kam parë me rezerva, nisur nga fakti se jeni subjekt i ri dhe i të rinjve që nuk keni pasur kohe të brumoseni, as të infektoheni nga sindromi komunist dhe ai i sigurimeve komuniste.
Kohë më parë, pra gjatë dhe pas zgjedhjeve, kemi dëgjuar përmes deklarimeve tuaja dhe pasuesve tuaj qëndrime kontroverse ne raport me SHBA, për qenien tonë kombëtarë dhe historike rreth temave që për ne shqiptaret e Kosovës janë tejet të ndjeshme.
Më kanë irrituar tej mase qëndrimet analitike lidhur me logjistiken tuaj, lidhur me filozofinë politike të ekstremit të majtë, teoritë lidhur me tendencat për barazi shoqërore si teoremë socialiste, organizatë e përafërt me doktrinat zhvillimore të kohës se Eduard Kardelit dhe organizatës “sapoopredelenje/vetpercaktim”, ndërlidhje me rrjetet e përfaqësuesve te ISIS dëshmuar me foto dëshmi nga takimet e tyre si dhe organizatave tjera terroriste arabike e aziatike, përafrim me politikat e SOROS dhe bursist i tij, se i keni mare 22 milion Euro ne Rubla nga Rusia në Stamboll në takimin me Erdogan, se ministrat tu si z.Abazi, janë të akuzuar për evazion fiskal edhe në nivele ndërkombëtare, se ministri juaj i jashtëm ka flirtime me shërbimin maqedonas sa ishte ministër i jashtëm i atij shteti me disponim antishqiptarë dhe se është i rrezikshëm për qeverisjen në vendin tonë, zaten edhe dha shenja gjate ofertës për Serbinë, se këshilltarët tu nga
Shqipëria janë pjellë speciale ruse e që po përpiqen t’iu shtyjnë kah Unioni Euroaziatk dhe vende të caktuara evropiane për të larguar Kosovën nga orientimi pro evropian dhe partneriteti me NATO-n dhe ShBA, e se në stafin tuaj ka shumë këshilltarë e struktura të rinjsh që janë të hendikepuar nga e kaluara e baballarëve të e tyre dhe ndërlidhjet me shërbimet jugosllave si UDB dhe KOS. Ka edhe shumë supozime për të cilat vërtet nuk dua të lëshohem. Të gjitha këto i kam konsideruar në nivel te teorive konspirative, të cilat unë nuk i pëlqej dhe dëshiroj me shumë të debatoj vetëm për gjërat që mund të jenë të prekshme, të matshme dhe të gjykueshme.
Por, zgjedhjet dhe me theks periudha e qeverisjes tuaj “të shpresës” edhe për mua, me kanë hapur një horizont tjetër shikimi dhe gjykimi se vërtet kush jeni ju?
Zotëri Kurti, kurrë se kisha besuar se nga goja jote do i dëgjoja shprehjet “amelika” “neokolonizator” “shqiptarët se duan Amerikën” tendenca për të bindur shqiptaret duke kundërshtuar pa asnjë argument edhe qëndrimet e shtetit amerikan dhe administratës shtetërore se nuk ka asnjë plan në dem të Kosovës, pra nxitja e një anti amerikanizmi që kurrë s’ka ekzistuar nder shqiptarë, heq regjimin komunist Stalinist të diktaturës në Shqipëri.
Kjo edhe të kur e shprehë, nga fakti se mentorët tu janë nga Rexhep Qosja e deri te krye UJDI-sti Veton Surroi dhe nuk më befason kjo. Por, kohet e fundit jemi dëshmitarë se këshilltarët e tu mentorët e tu nuk kursyen pa fyer edhe vet vlerat e luftës, UÇK dhe Lirinë që gëzojmë Ne sot, e të cilën ti po provon ta kthesh në izolim e varfëri në kohë lirie për të cilën refuzove të luftosh e të leni gjurmën tuaj të ndershme në histori. Një mos e harro, se historia nuk përsëritet për të përmbushur egoizmin tënd “psyhologia fantastica” z. Kurti. Kjo s’do të falet z Kurti! Për këtë do e kesh dënimin e popullit me mjete demokratike siç është vota dhe rrëzimi yt nga qeveria duke te konsideruar si të rrezikshëm për të ardhmen e vendit. këshilltarët e tu si ai tipi Shkelzen Gashi, i cili në kohen sa ishit organizate “KAN” mundohej që të bëhej më “katolik se papa” duke u munduar të barazoj “viktimat e xhelatët” serb, duke provuar të zbus situatën duke nxite martesa mes të rinjve shqiptare me të reja serbe dhe anasjelltas, për të kthyer “bashkim vëllazërimin” si amanet i baballarëve të tyre ish bashkëpunëtor të regjimit komunist serbo-sllav për mbi 50 vite. dhe se fundmi nuk nguroj që të akuzoj dhe mbështes euro deputetin z. Dik Martin, përse gjoja edhe UÇK paska vrarë civil e ushtare serb pa llogaritur ky i marre se nuk i ftuam Ne ata këtu por erdhen si okupues e kolonizator me platformën politike të Millosheviçit. Ja lemë tendencës se tij për tu dukur human. Por ti thuhet nga këshilltarët tu, një invalidi lufte, pa dy këmbët si Shpëtim Agushollit që i la këmbët në Luftën e Koshares, “qëndro more ti aty në karrocë invalidi e kalbu”, e përmes tij i ka thënë edhe Ferat Ademit, po ashtu pa dy këmbët, e shumë Shpëtimave e Feratave të tillë që nuk i humben për përfitime por për të pasur liri, të cilën ti e argatët tu po e shkelni ketë. Z. Kurti përfundimisht kam konstatuar se i ke dy takimesh myhibët e sektit tënd partiak: një kategori janë, fëmijët e ish bashkëpunëtorëve të Serbisë gjatë okupimit prej dekadash, tani nxënësit e mentorit tuaj Veton Surroi, si lider i UJDI-t, që ënde ëndërron për neojugosllavinë; dhe kategoria e dytë janë, të bijtë e pjellës serbe z. Kurti, që janë të gatshëm të fyejnë çdo vlerë shqiptare, ngase nuk i pengon Kodi Gjenetik i Gjakut të dhunuesve.
Nuk është shumë faji juaj, se para jush u desh vet luftëtarët në politikë, me /Ligjin mbi mbrojtjen e vlerave të luftës/ mund ta shmangnin dhe me arrestimin, anatemimin publik dhe detyrimin në kërkim falje publike, mund ta zbusnin e prevënojnë sado pak. Ndaj reflektoni Kryeministër sa nuk i jeni nënshtrua vetëgjyqësisë së veteraneve të luftës, të cilët edhe ashtu janë në dëshpërim nga injorimi i shtetit dhe vetë ligjvënësve të cilët në debatet për buxhetin mundohen të tregohen “patriot” anti UÇK, duke mëkatuar ndaj buxhetit për kategoritë e dala nga lufta, dhe për dalim prej juve që përgojoheni për sindromin postraumatik të te keqtrajtuarit në burgje serbe, si dhe me sindromin autik “savan”, këta e kanë sindromin e “Vietnamit” dhe nuk ke garanci, që as ti dhe as kushdo përreth teje, mund ti shpëtoni zemërimit të luftëtarit të UÇK, një ditë.
Kur ndihesh i padobishëm dhe nuk i hyn në punë askujt, vdes nga brenda. Ndaj po të sugjeroj të mbetesh i gjallë në shpirt, duke reflektuar si shqiptare edhe pse me shumë pikëpyetje tashmë!
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Suhareka e para në Kosovë me platformë për aplikimin online ...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Policia në Mitrovicë shpërndan fletushka me mesazhe vetëdije...
BE: Çështjet e arsimit dhe shëndetësisë në veri të Kosovës t...
Doracakët për edukimin seksual, MASHTI i largon nga përdorim...
Arrestohet serbi i dyshuar për sulmet ndaj KFOR-it vitin e k...