Albin Kurti po krijon alibi për të krijuar pushtet paralel

13:42 | 1 Maj 2020
Arbresh.info

Shkruan: Hisen BERISHA

ALBIN KURTI PO KRIJON ALIBI PËR TË KRIJUAR PUSHTET PARALEL.

Me mocion mosbesimi u rrezua Qeveria Kurti dhe çështja shtrohet se çka tani? Sipas zërave që qarkullojnë Kryeministri i shkarkuar pretendon të mos e dorëzon detyrën, të mos e njeh qeverinë që po krijohet mbi një proces kushtetues, siç po pretendon Presidenti dhe partitë parlamentare, nuk shkon në parlament, organizon intervista dhe në rastin më të keq e detyron policinë me e nxjerrë prej zyrave.

Nëse pretendon ti ruaj kabinetin dhe zyrat, ta zëmë në selinë e partisë, atëherë do të funksionoj analogjikisht si qeveria e Kosovës në mërgim, në kohën e regjimit të Milloshevicit.

Ky po e krahason çdo gjë që është shtetërore, që kemi në Kosovë, me kohën e regjimit të Milloshevicit, ndërsa ato që po bën vet, si popullore e legale. Pra, po krijon alibi për të krijuar pushtet paralel.

Ky po e qon situatën për tu thirr si “Qeveri paralele” e nxjerrë gjoja me dhunë nga zyrat. “Unë jam legjitim këta janë te dhunshëm, këta janë jo legjitim, jo kushtetues dhe Gjykata kushtetuese po merr vendime pro Hashim Thaçit, sepse është e “kapur”, ka deklaruar z.Kurti! Mbi këto qëndrime po pretendon të vendos drejtësinë përmes sistemit të vetëgjyqësisë tradicionale, duke mos respektuar institucionet shtetërore.

Pra, po do me u thirr në një legjitimitet që e mendon me të lartë se atë kushtetues, e që është “fuqia elektorale” të cilën po e sheh mbi fuqinë e kushtetutës dhe të krijoj institucione paralele.

Sipas vlerësimeve dhe opinioneve publike edhe të ekspertëve të kushtetutës, Presidenti e ka ndjek rrugën procedurale kushtetuese por Kurti nuk po e njeh Gjykatën kushtetuese. Ndaj ky pretendon të ndjekë logjiken e pushtetit paralel, diçka e ngjashme me atë të Presidentit Rugova, pra do të dale si Rugova që beri shtet “paralel” ndaj regjimit të Serbisë. Do të krijoj institucione paralele se e ka shumicën. Por, po harron se koha e presidentit kishte logjiken institucionale dhe politiko-shkencore, se atëherë ishim dy komunitetet, tani jemi një komunitet përkatësisht qytetarë të të njëjtit shtet i ndërtuar mbi parimet e demokracisë.

Pra padenjësisht po provon të ndërtoj, në imagjinatën e tij të bujshme nga sindoroma “Psyhologia fanfastica” një personalitet si Presidenti Rugova, që në kohën e tij komandonte popullin dhe të portretizoj presidentin aktual të vendit, jo vetëm me kompetenca të një “noteri publik”, por Hashimi të identifikohet me presidentin e kohës së okupimit serb pra që komandon me shtetin e policinë. Shto kësaj edhe supozimin e tij si element i urrejtjes patologjike ndaj, siç ka dëshirë ta vë në pah z.Kurti, “ish-zëvendësi im”, Abdulla Hoti është i 10-ti, me vota dhe s’mund të jetë kryeministër, e Vjosa është e para, sikur po brengoset për pozicionin e saj gjë që lexohet si sureale. Pra pretendon që ta bëjnë kriter matës numrin e votave nga zgjedhjet edhe pse s’do të thotë se kryeministri do të duhej patjetër të jetë garues elektoral. Me rëndësi të jetë ekspert i udhëheqjes dhe menaxhimit.

  1. A E KA HENDIKEPUAR VETEN NË PROCES, KRYEMINISTRI KURTI?

Daljet në qytet janë sipas numrave të letërnjoftimeve. Prandaj ky është një handikap personal të cilin duhet ta shfuqizoj për të lejuar daljet në rruge. Përndryshe do të ketë përballje të policisë për shkak të shkeljes së masave që ka vendosur vetë si qeveri. Ky rregullim po ashtu është përvojë e së kaluarës, kur qeveria serbe e Milloshevicit, vendoste gjendje të jashtëzakonshme në Kosovën e okupuar dhe lejonte lëvizjet me numrat e tabelave të automjeteve, p.sh. numrat tek në tabelë do të qarkullojnë në ditë të caktuara të javës dhe numrat çifte në ditët tjera të caktuara.

Në këtë kohë edhe një vendim tjetër se ka zbatua përkundër afatit të vendosur nga Gjykata kushtetuese, që konsiderohet si shkelje e të drejtave të njeriut, me masat për kufizimin e lëvizjes së lirë të qytetarëve, këtej duhet orientua opinioni. Pra në Kosovë bazuar në Kushtetutë, Neni 56, përveç në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme mund të kufizohen liritë e lëvizjes për qytetarët.

Pra ky nuk po e zbaton vendimin e kushtetutës, mund të paralizohet, ky deri me dt.13 Prill, ka pasur me i liru njerëzit, pra është dashtë të arrestohem me dt.13 Prill, meqë nuk e ndryshoj masën e kufizimit.

Ky e ndryshoj nga vendimi i parë, për të dalë me të “njohshëm” me virusin, katër orë në mëngjes dhe katër orë ne mbrëmje, në dalje me letërnjoftime. Këtë mund ta bëjë vetëm gjendja e jashtëzakonshme nga kuvendi. E nuk e beri. Nuk ka të drejtë kryeministri të vendos masa në tërë territorin Kosovës, e bën parlamenti. E ky është dashur të arrestohet.

Pra janë prokuroria e shtetit dhe këshilli i sigurisë kombëtare, Presidenti ata që duhet ta frenojnë tutje një qeveri dhe kryeministër të shkarkuar nga shkelja e ligjeve dhe Kushtetutës. Pra duhet t’ia bëjnë me dije se një Qeveri në detyrë banë vetëm detyrat parësore të definuara me Kushtetutë: ruajtjen e territorit të shtetit, jetët e qytetarëve dhe pasuritë. Parlamenti arrit ta ndalë me mocionin e votëbesimit. Meqë nuk e arrestuan për atë shkelje pse u dashka të arrestohet për mos zbatim të vendimeve tjera, po e burgosën në këto rrethana, atëherë e bën Mendel.

“Vetëm në e vitin në vitin 1990 janë ndalua protestat e unë s’jam kryeministër që ndaloj protesta”. Kjo gjuhë lë për të kuptuar se përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje janë ftuar për të dalë në rrugë dhe të ngritën në revolucion. Kur kihet parasysh propaganda që është shpërndarë në masat e gjëra popullor të folurit me një gjuhë i të gjithë anëtarëve të “sektit” Kurti Vetëvendosje, heqja e rrethojave nga institucionet nga ku pritet që nëse kryeministri i shkarkuar nuk largohet duke respektuar procedurat, do të haqet me forcë të policisë nga aty, le të kuptohet se do të kemi lëvizje që do të rrezikojnë rendin publik dhe rendin kushtetutës.

Por nuk duhet të na befasoj as ta heqim nga mendja se disa euro deputet që me përkatësi shtetërore e nacionale janë kundër ekzistimit dhe statusit politik e të pavarësisë së Kosovës, në ditët në vazhdim edhe të vijën dhe ta vizitojnë personalisht e “zyrtarisht” z. Kurti, siç ta zëmë ajo Cramon, pastaj Lajcak e Borelo etj.

Absurditet në vetë përbën fakti se vendimet e kësaj qeverie “paralele” apo si do të qëndrojë gjatë kësaj kohe, për ketë do të vlejnë?! Vendimet e tij duket se do të vlejnë për elektoratin e vetë pra anëtarësinë e përkrahësit dhe ekipi i tij.

  1. KUSH ËSHTË ZGJIDHJA APO DALJA NGA SITUATA?

Zgjidhja është krijimi i qeverisë si hapi i parë, kjo duhet të krijoj kushte për funksionimin për zbatimin e vendimeve të Gjykatës kushtetuese të Republikës së Kosovës.

  1. Heqja e masave që ka vendosë qeveria në ikje në kundërshtim me kushtetutën;
  2. Duhet të vlerësohet situata e pandemisë dhe më tejë shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme. Dikujt i duket pak të vdesë një njëri, siç ishte rasti i një 54 vjeçarit, oficer në dogana, duke bë detyrën shtetërore si doganierë. Jeta e njeriut është me e madhe se çdo pushtet. Me i zvogëlua vdekjet në minimum.
  3. Me e ndryshu pakon e masave të përkohshme dhe me i shku në ndihmë familjeve të Kosovës, se ka njerëz që s’kanë bukë me ngrenë.
  4. Me u marrë me kreditë që bankat po u ushtrojnë presion bizneseve për pagesën e kamatave që si kanë paguar ndonëse me urdhër te qeverisë nuk mund të punojnë as zhvillojnë biznese, kurse Banka u kërkon me dyfishim kredinë.
  5. Me i kthye vendimet e stabilizimit të situatës brenda Republikës së Kosovës e pastaj të vazhduar paralel me ketë situate në vendosjen e raporteve me SHBA dhe OKB.

Institucionet e BE të obligohen ti njohin vendimet e institucioneve të Kosovës si parlamenti, e jo të ndikohet në revidimin e tyre, kjo tendencë për ndryshimin e vendimeve të kuvendit të Kosovës, është përzierje në punët e brendshme të Kosovës.

Ajo që pritet nga qeverisë në ardhje, është arsyetimi i vendimeve që merren në raport me popullin e jo të braktisen siç e beri Kurti, e me i ftua emigrantet me dërgua pare nga atje.

Pse këto pare? Ku po shkojnë ato? Për pandeminë i dha 100ml BE dhe Serbia 1000 testet. Çka do me ble? Po ashtu u deklarua se i ka të gjitha mjetet dhe i janë mare të gjitha masat, s’ka asnjë mungesë, atëherë pse po i kërkon paratë nga mërgimtarët. Po thonë se buxheti është i mjaftueshëm për tua dhëne 170 euro, ndihmë qytetareve dhe bizneseve subvencionimin adekuat, atëherë pse këto mjete po kërkohen nga diaspora.

Duhet të ndalen këto vendime që po qojnë në vjedhje për të krijuar konto, pra duhet marrë vendime për ti ruajtur qytetaret nga këto vendime të këqija dhe të dëmshme për qytetarët.

“Një qeveri në detyrë, duhet të kujdeset të ruaj tërësinë territoriale, rendin kushtetues ligjor dhe jetën e pronat e qytetarëve në shtet”. Këto janë detyrat me ligj të qeverisë në detyrë.

Nëse i braktis këto e thirret në plaçke atëherë pse, erdhën teste nga Serbia e doktorët, etj.

Nëse kjo qeveri në formim do ti përmbyllë këto situata që po prodhon pandemia, atëherë nuk i mbetet qeverisë paralele apo lëvizjes VV, askush dhe asnjë arsye që të dalin në shesh.

Pastaj nëse e shohim në kontekstin e numrit të deputetëve që mbështetësin krijimin e qeverisë së re atëherë shumica e popullit nuk duhet me dale në protestë, as të mbështes këto lëvizje revolucionare anti-shtet.

VIJON…!

 

 

Të ngjashme