Mediat e “sollën” në pushtet Albin Kurtin, ashtu siç ndodhi në një kohë me Hashim Thaçin.
Nëse për të fundit u penduan pas disa vjetëve, për Albin Kurtit vetëm se kanë filluar të pendohen edhe pas një muaj qeverisje.
Mbështetja mediale e solli në pushtet, duke besuar se nuk janë të menjëhershme ndryshimet deri në një mirëqenie që do të bënte secilin qytetarë të mos e mendonte të ardhmen në një nga vendet e perëndimit.
Por, siguria sociale është e pa arritshme nëse i cënohet ajo fizike. Kjo e fundit po ndodhë me cënimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Vendimet ad-hoc po e dëshmojnë mungesën e një strategjie afatgjate për të cilën duket se është punuar shumë vetëm sa për ta prezantuar në një fushatë zgjedhore.
Duke shmangur temat e mëdha siç janë dialogu, taksa, dhe pakënaqësitë e krijuara nga sektori publik në lidhje me Ligjin për paga, ai gjendet përball zgjidhjes për t’u tërhequr, apo reflektuar duke e parë si partnerë qeverisës Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe jo si numra sa për të mbajtur pushtetin nën synime të dyshimta qeverisëse.
Në programin e saj qeverisës të përpiluar në 45 faqe, nuk përmendet as liberalizimi i vizave, derisa jo detajisht synon progresin në fushën e sigurisë, ekonomisë, shëndetësisë, integrime euro-atlantike dhe mjedis.
Kjo “matematikë” e mbrapshtë duhet të dërgojë prej nga ka ardhur Kryeministrin. Dhe, pjekja politike e tij të fillojë me mësimin e marrë për më shumë se një muaj qeverisje të kaosit.
Duke mbetur në krye të ekzekutivit po e dëshmon edhe më shumë se sikur paraardhësit është një lider i “tekeve”, që duke dashur të përmend vendime “të mëdha” shkarkimet, dhe vendime tjera që ka në tavolinë, nuk po arrinë t’i shohë pasojat.
(Elvinë Sefiu është kryeredaktore në portalin arbresh.info, për rreth dhjetë vjet ka punuar në medie si gazetare dhe redaktore)
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...