Google ADS

Akademik Buxhovi gjaku i dëshmorit Nazmi Uksmajli a ishte i pastër?!

20:06 | 17 Korrik 2019
Arbresh.info

Nga: Mustafë Kadriaj 

Duke mos ju rikujtuar histori akademik Buxhovi, mendjet e ndritura të kombit tonë i tejkaluan ndasitë fetare dhe bajraktarizmat por i shkrinë për kauzën kombëtare. I nderuari akademik më këtë dua të ju rikujtoj që rilindësit nuk kishin tituj akademik por bënë vepra që janë udhërrëfyes edhe mbas njëqind viteve.

Duke iu kthyer profesionit tim si ekonomist për të vërtetuar një rezultat apo fenomen ekonomik përdorim mostrën, por nëse për qindja e mostrës është më e madhe edhe rezultati gjithsesi është më afër të  saktës. Duke njohur personalitetin tuaj nga veprat tuaja së paku deri në deklarimin e fundit në emisionin Rubikon për mua keni qenë shembull i thjeshtësisë si në qëndrim e aq më shumë në thellësinë  e mendimeve që për mua keni qenë në mesin dhjet kokave intelektuale në Kosovë. Nuk dua që të i bashkëngjitëm karvanit të urrejtjes ndaj juve për deklaratën tuaj “që lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër”, por motivi që më shtyri të reagoi ndaj deklarimit tuaj është pikërisht përvjetori i 21-të i rënies së dëshmorit Nazmi Uksmajli i cili në vitet e 90-ta largohet nga Kosova nga përndjekja e aparatit shtetëror serb duke i rrahur prindin e tij dhe Nazmi Uksmajli merr rrugën e mërgimit nga represioni dhe dhuna serbe. Duke qenë dëshmitar i asaj kohe mund të merrni me mend si ka qenë rruga emigrimit në atë kohë.

Edhe pse gjatë viteve të 90-ta stabilizohet me punë në Gjermani por kushtrimi për të dhënë më të dhimbshmen për atdheun e shtyri që të lenë Gjermanin duke marrur rrugën maratonike për të ngritur flamurin e lirisë duke bërë kilometra për të ardhur në vendlindjen e tij në Jezerc të Ferizajt, bie heroikisht në distancë 50 metra me forcat serbe. Njëherit po ju kujtoj akademik Buxhovi, që Nazmi Uksmajli kishte edukim tetëvjeçar por kur i kërkojnë shokët që së pari të çmallet me familje sepse kishte shumë vite nuk  kishte takuar familjen dhe as vajzën e tij Dianën që kishte lindur mbasi ka emigruar në Gjermani, Nazmiu vendos që të vendos pikat e UÇK-së tek vendi i quajtur Bashkimi i Lumenjve në Nerodime të Ferizajt.

Vullneti i realizohet, pikën e UÇK-së e vendos pikërisht me gjakun e tij duke marrur afërsisht 20 plumba në kraharorin e tij. I nderuari akademik duke njohur personalitetit tuaj dhe punën akademike ju lutem çka ju shtyri që të bëni këtë lëshim profesional dhe kombëtar, po ju them profesional sepse mostra e juaj ka qenë aq e cekët që për disa pseudokomndant prekët thellë emocione, plagët dhe sedrën e atyre familjeve të dëshmoreve, invalidëve dhe veteranëve të pastër duke i futur të gjith në një thes. Po ashtu nga aspekti kombëtar edhe nëse ka pasur lëshim ndonjë oficer i UÇK-së me këtë i keni bërë argat Serbisë që lufta e UÇK-së nuk ka qenë e pastër njërit duke iu kujtuar që ju jeni referencë sepse bartni titull akademik.

Jam mundur këto dite të ju arsyetoj për deklaratën ndoshta keni pasur për qëllim që të mbroni kauzën e LDK-së pikërisht LDK-ja nuk ju mbrojti duke ju injoruar sepse kjo LDK i intereson karriga dhe po lufton në mes vete me karriga po ashtu ju kujtoj që mos të ishte gjaku dhe mundi i këtyre djemve duke i treguar Serbisë kursin e komunikimit dhe njëherit duke ngritur ndërgjegjen ndërkombëtare për të mbrojtur këtë luftë të drejt ende do të na servoheshin ato konferenca monotone dhe pesimiste të së premtës në vitet e 90-ta nga zyret e LDK-së.

Jam i vetëdijshëm që nga ju nuk kërkoj pse ju nuk keni kapur pushkën sepse është duhet ata me shkollim tetëvjeçar të bëhen kurban të lirisë por nga ju kërkohet thellësia e mendimit, e ndërgjegjes dhe guximit për të thënë të vërtetën, pra a kanë emër ata që njollosën luftën e UÇK-së sepse ne si qytetar nuk do na ishte prishur qejfi aspak por përgjithësuat të gjithë luftën dhe do vlerësoheshe për guximin intelektual por të prek emocionet e nënës Nazli që gjaku djalit të saj nuk ka qenë i pastër po ashtu edhe vajzës së dëshmorit që po rritet pa e ndje përkëdheljen e prindit. Akademik, gabimi është për njerëzit që punojnë dhe ende mendoj që jeni ndër të paktët që ju ka pesh penda dhe fjala e juaj, ju bëj thirrje që tentimi për njollosjen e luftës së UCK-së si një luftë jo të drejt, të deklaroheni të sqaroheni që nëse ju dini që ka pasur shkelje të kenë emra ata shkelës sepse jemi të interesuar edhe ne si qytetar të dimë por të prekni thellë familjet e dëshmorëve, invalidve si dhe veteraneve me këtë do të mbyllet karriera e juaj si një akademik që ka mohuar gjakun dëshmoreve, gjymtyrët e invalidëve dhe luftën dhe mundin e veteranëve të pastër e kur them të pastër të atyre veteraneve që populli i njeh dhe i di pa u menduar.

Nuk ndihem keq nëse nuk kërkoni falje por që nga deklarimi i juaj lexuesit tuaj kanë hedhur në ankand librat tuaj me gjysmë çmimi nëse nuk do shfaqin interesim do ti i hedhin në koshin e plehrave me këtë ju bëj thirrje që të reflektoni me kërkim  falje sepse burrat e mençur falin dhe kërkojnë falje dhe me këtë ende dua të besoi tek ju.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme