Google ADS

A po rrëshqet Donald Trump në moçalin e Sirisë?

11:43 | 7 Prill 2017
Trina Galanxhi

Shkruan: P.J. Crowley

Presidenti Donald Trump për dallim nga paraardhësi i tij, Barack Obama, ka urdhëruar në mënyrë të shpejtë një përgjigjjë ushtarake për përdorimin e dukshëm të armëve kimike nga ana e regjimit të Bashar al-Assad.

Ndryshe nga presidenti Obama, i cili në vitin 2013 hezitoi të përballet me një shkelje të qartë të vijës së kuqe, Trump nuk kërkoi ndihmë nga aleatët, nuk kërkoj leje nga Kongresi dhe dukshëm nuk u shqetësua në lidhje me implikimet afatgjata, transmeton portali arbresh.info.

Trump, me fjalë të shkurta nga Mar-a-Lago, pas një darke me presidentin kinez Xi Jinping, vuri në dukje se sulmi do të ketë në shënjestër forcat ushtarake siriane që kanë kryer sulm kimik në Idlib.

Megjithatë, mbetet ende e paqartë se çfarë ndikimi do të ketë ky sulm në terren.

Pesëdhjetë e nëntë raketa nuk kanë të ngjarë të ndyshojnë qasjen e Assadit ndaj luftës  gjashtë-vjeçare në Siri.

Përderisa Obama tha se është negociuar për largimin e armëve kimike në vitin 2013, duket se Assadi ka qenë i lirë për të përdorur armët konvencionale dhe për të vazhduar sulmin ndaj civilëve dhe opozitës siriane, të mbështetur nga Rusia dhe Irani.

Ironikisht, deri më sot, veprimi që bëri Trump, është në kundërshtim me veprimet ushtarake të vitit 2013 dhe u zgjodh për të rregullar problemet në Amerikë dhe jo në Siri. Sikurse e di edhe ai vetë, ai tani është përgjegjës për situatën në Siri.

Por përtej shfaqjes vendimtare, kjo është e dyshimtë sepse ai ende nuk e di se çfarë të bëjë në lidhje me situatën e krijuar.

P.J. Crowley është një ish-ndihmës sekretari i shtetit në SHBA. Ai tani është ligjeron në Univeristetin George Washington dhe është autori i librit ‘Red Line’./Arbresh.info

Të ngjashme