Nga: Fadil Maloku
Kosova në sferën e organizimit social, atë politik, e sidomos atë ekonomik, në sytë e institucioneve kredibile ndërkombëtare po identifikohet gjithënjë e më tepër, si një “parajsë” kredibil e krimit dhe korrupsionit!
1.Andaj, s’është e rastësishme që të rinjët e grup moshave 25-35, shtegdaljen nga ky kaos; politik (sepse s’ka konsolidim të instucioneve!), ekonomik (sepse, investimet e jashtme po rrudhen!), social (sepse, mungojnë dëshmitë relevante për reduktimin e papunêsisë), kulturor, (sepse, krizologjia vlerore po vazhdon), ta shohin vetëm përmes arratisjeve spektakulare apo klandestine!
2.Sipas indikatorëve dhe parametrave të Bankes Boterore, ikja nga Kosova është trend permanent…! Atë po e gjenerojnë su frustrimi ashtu edhe paknaqësia ndaj qeverisjes së keqe. Ky trend, duket qē do të ketë pasoja shumë afatgjata, si në kuotimin e demografisë ashtu edhe në konfigurimin social të vendit. Ngase, prodhon reperkusione nē procesin e shtendërtimit, sovranitetit dhe demokracisë si synime strategjike të vendit.
3.Gjithë këtë arratisje pra shprazje masive dhe të pa kontrolluar nga ana e institucioneve pêrkatëse, po e stimulon disi në heshtje dhe me një indeferencë të habitshme…,edhe faktori ndërkombëtar brenda Kosoves! Kështu që Kosova, ngadal por, sigurt me këto trende pesimiste po konvertohet në një vend të pasigurt për vendasit dhe për investitorët e huaj!
(Autori është Sociolog i Globalizmit dhe anëtarë i shoqatës së sociologëve botërorë: www.sociologistswithoutborders.com)
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...
Xheneta: Nuk do t’ia lejoja partnerit tim këngëtar që femrat...