Teksa koronavirusi vijon të përhapet në të gjithë botën, ekziston shqetësimi se ai do të ndryshojë në një formë më të transmetueshme dhe më të rrezikshme ose të dyja bashkë, duke e bërë potencialisht krizën globale të shëndetit edhe më të keqe.
Por çfarë dimë deri tani për mënyrën e evolucionit të virusit?
A po ndryshon virusi?
Të gjitha viruset krijojnë mutacione dhe koronavirusi Sars-Cov-2 që shkakton Covid-19 nuk bën përjashtim. Mutacionet lindin kur virusi shumohet brenda qelizave ku ndodhin edhe gabime në kopjimin e kodit të tij gjenetik. Për dallim nga njerëzit, gjenet e të cilëve janë të shkruara në ADN me dy nivele, gjenet e koronavirusit barten nëpërmjet një fijeje të ARN-së.
Sa shpejt krijon mutacion virusi?
Koronavirusi është në fakt mjaft i qëndrueshëm. Shkencëtarët kanë analizuar rreth 13 mijë mostra në Britani që nga mesi i marsit dhe zbuluan se mutacionet e reja shfaqen afërsisht 2 herë në muaj. Shkalla e mutacioneve është e rëndësishme sepse sa më shpejt një virus ndryshon, aq më shpejt ndryshon sjellja e tij në terren. Një virus me zhvillim të shpejtë mund të jetë më i vështirë për t’i gjetur një vaksinë sepse ndërkohë që ai ka ndryshuar nuk funksionojnë antikorpet e krijuara. I tillë është gripi sezonal që ndryshon shpejt, ndaj ne kemi nevojë për një vaksinë të ndryshme çdo vit.
Si po ndryshon koronavirusi në të gjithë botën?
Kodi gjenetik i koronavirusit në mbarë globin tregon se ai ndahet në grupe ndërsa përhapet. Nuk ka asgjë të pazakontë në këtë. Studiuesit në Gjermani identifikuan 3 grupe kryesore gjenetike të virusit në prill, të cilin ata e quajtën A, B dhe C. Grupet A dhe C gjenden më së shumti në Europë dhe SHBA, ndërsa grupi B është më i zakonshmi në Azinë Lindore. Por ka edhe grupe më të vogla, të cilat shkencëtarët mund t’i përdorin për të gjetur infeksionin në burimin e tyre duke arritur kështu në Wuhan apo në Italinë veriore.
Pse kanë rëndësi mutacionet?
Mutacionet ndodhin rastësisht gjatë gjithë kohës. Shumica kanë pak efekt, por disa e pengojnë virusin. Me kalimin e kohës, një mutacion i vetëm ose mutacione të shumëfishta mund të arrijnë që ta bëjnë virusin më të aftë që të përhapet më lehtë. Mutacionet gjithashtu mund ta bëjnë virusin më të rrezikshëm, për shembull duke e bërë atë më efikas në infektimin e qelizave.
Çfarë mutacionesh ka pësuar koronavirusi?
Një numër mutacionesh te covid kanë tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve. Studiuesit në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër studiuan më shumë se 5 mijë gjenomë të koronavirusit nga e gjithë bota dhe zbuluan disa mutacione që mund të jenë dëshmi e përshtatjes së virusit te njerëzit. Dy mutacione janë në proteinën “Spike” që virusi përdor për të pushtuar qelizat.
Mutacionet në proteinën “Spike” janë të rralla për momentin, por Martin Hibberd, një profesor i sëmundjeve infektive dhe një autor me eksperiencë në këto studime thotë se shfaqja e këtyre mutacioneve nxori në pah nevojën për mbikëqyrje globale të virusit. Kjo do të zbulojë nëse mutacionet e reja e ndihmojnë atë për t’u përhapur dhe nëse vaksinat mund të kenë nevojë të rishikohen.
Në një studim tjetër paraprak, shkencëtarët e Universitetit Sheffield dhe Laboratorit Kombëtar Los Alamos në New Mexico gjetën mutacione të ngjashme në proteinën “Spike” duke arritur në përfundimin se kjo mund të ndihmojë që infeksioni të përhapet edhe më shumë. Ndërsa kjo është e mundur, shkencëtarë të tjerë besojnë se është shumë herët të dimë nëse ndonjë nga mutacionet po ndihmon virusin të lulëzojë.
Prof. Nick Loman në Universitetin e Birmingham tha se të gjitha koronaviruset janë shumë të ngjashëm dhe se viruset me mutacione të veçanta mund të përhapen më shumë në zona të ndryshme për një sërë arsyesh.
“Nga këndvështrimi i njerëzve që janë të shqetësuar në mënyrë të kuptueshme për këtë pandemi, unë jam i sigurt se nuk do të ketë rëndësi se cilat mutacione ka virusi. Ai nuk është një virus i mirë në asnjë formë. Ne po shohim nëse ndonjë nga mutacionet po ndryshon sjelljen dhe nuk kemi ende ndonjë provë për këtë” – tha ai.
Çfarë tjetër mund të na thotë mutacionet?
Teksa shkencëtarët po mësojnë më shumë rreth përbërjes gjenetike të koronaviruseve, ata do të jenë në gjendje të përdorin informacionin për të gjurmuar infeksionin e një individi dhe më pas të shkohet në origjinën e tij. Kjo mund të jetë e dobishme për gjurmimin e shpërthimeve dhe zbulimin e infeksioneve të reja. Monitorimi intensiv do të tregojë se si virusi krijon mutacion dhe fiton rezistencë ndaj ilaçeve apo vaksinave që do të përdoren në të ardhmen.
“Derisa ato të bëhen të disponueshme, ne do të presim të shohim çfarë do të ndodhë me mutacionet”, – tha Loman./kohajone/
Hovenier në takim lamtumirës me Kurtin: Me bashkëpunimin më ...
Fulham i jashtëzakonisht, merr fitore në frymën e fundit nda...
Maqedonci: Nga 16 dhjetori ka filluar punën stafi i kuzhinie...
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...