Nga: Marcus Tanner
Mos u gaboni. Nëse situata bëhet kritike dhe NATO përfshihet në një konflikt ushtarak të shkallës së gjerë, shtimi i Malit të Zi nuk do të bëjë diferencë.
Me të gjithë 2000 trupat në dispozicion, shteti i 29 që do t’i bashkohet aleancës së Atlantikut ka një arsye të mirë për të qenë i fundit nga anëtarët e rëndësishëm, ushtarakisht. Është ngjitur ose më mirë poshtë me Luksemburgun.
Konsideratat ushtarake – sigurisht – nuk kanë lidhje me këtë vendim, që është mbi të gjitha politik dhe strategjik.
Politikat e pranimit të Malit të Zi janë të qarta. NATO po dërgon një sinjal në drejtim të Moskës, se mund të zgjerohet në secilin drejtim që do, pavarësisht nëse Rusia ndjen se po i shkelen interesat në këtë proces. Nuk njeh kundërshtim në sferën e interesit.
Strategjia më e gjerë është gjithashtu e qartë. Me shtimin e Malit të Zi, Aleanca është një hap më pranë kthimit të Mesdheut në një liqen të NATO-s dhe ndërkohë lënien jashtë të Rusisë nga ky liqen.
E gjithë ana veriore e Mesdheut i ka përkitur prej kohësh vendeve të NATO-s, Spanjës, Francës dhe Italisë. Ana jugore nuk i përket, por asnjë nga shtetet e Afrikës Veriore, Maroku, Algjeria apo Egjipti nuk kontrollohet nga Rusia. Libia ka pushuar së funksionuari dhe nuk llogaritet.
Tani që Kroacia, Shqipëria dhe Mali i zi janë në trastë, bashkë me Greqinë, NATO ka marrë të gjithë pjesën e Adriatikut gjithashtu. Mbetet vetëm Mesdheu lindor ku Rusia ka shtetin e vetëm klient në atë që mbetet nga Siria e Bashar Al-Assad. Jo ndonjë çmim ngushëllues kushedi se çfarë.
Nuk është çudi që Rusia është acaruar. Me disa justifikime, duket se perëndimi sërish i rrëmbeu një nga klientët natyral ose satelitët mu përpara syve.
Fillimisht Gjeorgjia, pastaj Ukraina dhe tani Mali i Zi. Rusët kanë kujtesë afatgjatë – dhe nuk kanë harruar se Mali i Zi ishte dikur pak më shumë se një zgjatim i Rusisë – mbretërit e tij vareshin nga subvencionet vjetore të Carit.
Ndërsa Mali i Zi në NATO do t’i shërbejë interesave të aleancës – nuk ka gjë që të bën të ndihesh më mirë se pak zgjerim – pyetja është nëse do t’i sjellë të mira Malit të Zi.
Këtu balanca është e vështirë. Sigurisht që e radhit vendin edhe më shumë si pjesë të “perëndimit” në një kuptim të gjerë. Por ka pak gjasa të bëjë ndryshim në progresin e Malit të Zi ndaj anëtarësimit në BE.
Serbia po e çan gjithashtu rrugën – ngadalë – në kampin e BE dhe nuk ka shenja që mos-anëtarësimi i Serbisë në NATO do të pengojë progresin. Në fakt, disa në BE ëndërrojnë për një forcë europiane të armatosur, që nëse do të krijohet ndonjëherë, do të jetë e pavarur nga NATO.
Aspekti tjetër negativ për Malin e Zi është se anëtarësimi në Aleancë mbetet një problem përçarës në vend, në më shumë se çdo shtet tjetër anëtar.
Edhe në Greqi, me traditën e fortë anti-amerikane, nuk ka pasur aq zhurmë kundër anëtarësimit në NATO. Grekët të pothuajse të gjitha bindjeve politike vlerësojnë NATO-n si një arbitër mes tyre dhe Turqisë. Mali i Zi nuk ka nevojë për një mbrojtje të tillë kundër ndonjë fqinji.
Në Malin e Zi të paktën një e treta e popullatës, kryesisht komunitetit etnik serb, është solidarisht kundër të qenët pjesë e një aleance që bombardoi Serbinë për ta nxjerrë nga Kosova jo shumë vite më parë. Anëtarësia në NATO, është vetëm një interes i pjesshëm – politikës së partive që qeverisin – jo një zgjerim i vullnetit kombëtar.
Problemi për shumë kundërshtues të NATO-s në Malin e Zi është se nuk mund të bëjnë shumë për këtë tani, veçse nëse qeveria bie nesër.
Nuk ka precedent të një vendi që lë NATO-n, megjithëse është teorikisht e mundur. Edhe nëse ata e largojnë Milo Djukanoviçin dhe marrin vetë pushtetin, ata me gjasa do të duhet të jetojnë me një nga trashëgimitë e tij më të rëndësishme.
Project Syndicate-BIRN
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 500 gjoba gjatë 24 orëve të fu...
Lukaj: Kosova s`ka nevojë për asociacione, Kushtetuta jep sh...
Plagosja në Vranjevc – arrestohet një person, i konfis...
Gjendet pa shenja jete një person në Shtërpcë
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...