Nga: Jakup Krasniqi
“Qeveria do të vazhdojë të punojë deri në vitin 2018”, paska thënë Mustafa.
Kjo është dëshmia më e mirë se pushteti në Kosovë nuk merret për të qeverisur në shërbim të publikut e të shtetit, por në shërbim të grupeve të bashkuara (të armiqësuara skajshmërisht) të nëntokës se kriminalizuar. Se po të ishte interesi i publikut, kjo kastë politike (e kriminalizuar) do ta analizonte mirë e mirë gjithë të bërat e të pa bërat e këtij koalicioni të ngritur mbi pikëpamjet e despotizmit aziatik, të një periudhe më shumë se njëvjeçare. Dhe të gjitha analizat, do të duhej të të çonin (gjithnjë po flasim për gjendje e njerëz normal/e), ne një qeverisje teknike e pastaj në zgjedhjet e parakohshme.
Pse do të duhej të ndodhte kjo?
1. Që nga formimi i këtij koalicioni të pa natyrshëm, qytetarët e kanë pritur me një mosbesim të një shkalle të lartë. Mbi 100.000 qytetarë të zhgënjyer, të humbur shprese e besimi se do të ndodhë ndryshime, ikën nga Kosova e lirë, për të cilën kishin sakrifikuar shumë.
2. Në çdo segment të jetës, politik, ekonomik e zhvillimor, institucional, arsimor e shëndetësor, jo vetëm që vazhdoj, por edhe u thellua përkeqësimi.
3. Qeveria i vazhdoi dhe i thelloi marrëveshjet e këqija me Serbinë, kulmi u arrit me marrëveshjet e 25 gushtit 2015. Si me “Zajednicen” si dhe me Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
4. Për një sesion (sesionin vjeshtor), e bënë jo funksional institucionin më të lartë të shtetit, Kuvendin e Republikës së Kosovës.
5. E shtynë opozitën e bashkuar që me veprime jo demokratike t’i kundërshtojnë veprimet jo kushtetuese të Qeverisë së Kosovës. Të cilën gjë e verifikoj edhe Gjykata Kushtetuese me Aktgjykimin e saj të fundvitit 2015.
6. Kundër marrëveshjeve me peticion u deklaruan mbi 200.000 qytetarë te Republikës dhe qytetarët nuk shqetësohen?!
7. Ndërsa, qeveritarët e dhanë urdhrin nga salla e improvizuar e Kuvendit për t’i burgosur kundërshtarët politik, që kësaj radhe ishin deputetet e Kuvendit të Kosovës.
8. Më 9 janar 2016, në rrugët e Prishtinës protestuan mbi 50.000 qytetarë, ndërsa qeveria nuk e prish tymin e duhanit?!
Këto fakte, që secili mund t’i konfirmoj dhe kujtoj secili nga ne, do të duheshin ta shtynin qeverinë për të menduar seriozisht dhe për të ndryshuar mënyrën e komunikimit me opozitën dhe qytetarët e Kosovës. Por, qeveria po e luan rolin e të shurdhëtit e të verbrit që nuk dëgjon e as shikon asgjë.
Kjo mënyrë e qeverisjes nuk ka lidhje me përgjegjësinë e demokracinë. Motër e kësaj mënyre të qeverisjes, është vetëm Despotizmit të egër mesjetar!
Nuk ka asnjë dyshim se kjo formë e qeverisjes, kërkon edhe veprimin adekuat qytetarë për të risjellë demokracinë në jetën politike dhe institucionale në Republikën e Kosovës.
Edi dhe Xheneta diskutojnë në lavanderi, ndërsa Gjesti i për...
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...