Nga: Fadil Maloku
Konkursi, i shpallur nga Rektorati për doktorantët e rinj, pas dyzet vitesh në Universitetin “Hasan Prishtina”, është një risi e mirëpritur nga gjithë ato gjenerata që kishin diplomuar në ndërkohë, por, që për shkollimin dhe edukimin e tyre superior është dashur të ua mësyjnë universiteteve jashtë vendit. Ajo çka bie ne sy me se shumti janë kriteret tejet subjektive, qe kur te thjeshtësohet i gjithë ekuacion i pranimit është: 40% (:një gjuhe e huaj, konferenca, punimet shkencore, etj) dhe 60% (vlerësim i kandidatit me tri katër faqe!!!) Ku fshihet absurditeti dhe subjektiviteti i hartuesit te kritereve?
1. Si mund të barasvlerësohen (në kuadër të 40%-shit) bie fjala:
a. Magjistratura 5 PIKË!!!
b. Artikulli i publikuar ne pesë vjet fundit dhe i indeksuar në Current Contens: autori i parë 5 PIKË e tjerët 2 PIKË!!!
c. Për botim në revista ndërkombëtare 3 PIKE!!!
d. Për çdo artikull në revistat akademike vendëse …2 PIKË për autorin e pare dhe 1 PIKË për autorin e dyte!!! e. Për libër universitar, autori dhe bashkautori marrin nga 5 PIKË
f. Për çdo prezantim gojor nëpër konferenca, kongrese, e simpoziume ndërkombëtare …1 PIKË!!!
g. Për çdo prezantim ne forme afisheje te punimit…te indeksuara dhe te botuar ne përmbledhje te punimeve, autori i pare 1 PIKË, autoret tjerë 0.5 PIKË!!!
2. Me 60%- shin, ku komisioni (Çka është edhe me interesant ne konkurs nuk figuron si kriter!) i Departamenteve përkatëse, me tri katër faqe, ne te cilin secili anëtarë i komisionit bënë nga një pyetje (e cila vlerësohet në shkallën: 0-12 PIKË!!!
3. Pse, kandidateve për doktorant nuk u është futur si kriter bazë p.sh. 3.1.Oferta për një Projekt ideor, se çfarë në të vërtetë dëshiron iks apo ypsilon kandidati të arrij, apo të plotësoj një boshllëk në shkencat përkatëse. 3.2.Tjetra, Projekti ideor, do i kanalizonte në mënyrë shumë me suptile si nevojat ashtu edhe kërkesat e tregut (punë kjo që për mendimin tim është dashtë të bëhet ose nga MASHT-ti, apo Rektorati) ne shoqërinë kosovare.
3.3.Projekti, ideor, në fakt, më së miri do “zbulonte” shkathtësitë, prirjen dhe sensin e secilit kandidat veç e veç, për tu marr me shkencat përkatëse, e jo t’u lihet tekeve dhe hireve subjektive të anëtarëve të komisioneve! Unë mund edhe te gaboj, por jam i sigurt se Universitetet me renome ndërkombëtare, me kritere identitike rangohen lartë…me cilësi dhe kredibilitet!
(Autori është Sociolog i Globalizmit dhe anëtarë i shoqatës së sociologëve botërorë: www.sociologistswithoutborders.com)
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...