Nga Alexey Khlebnikov
Me 9 korrik armëpushimi i ri i ndërmjetësuar nga SHBA-të dhe Rusia nisi në jugperëndim të Sirisë. Marrëveshja u nënshkrua nga Jordania, Rusia dhe SHBA. Kjo arriti si rezultat i muajve të tërë bisedimesh mes palëve dhe u njoftua pas takimit mes presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin në Gjermani në samitin e G-20-ës.
Një nga aspektet më të rëndësishme të kësaj marrëveshje ishte se ajo u përmbyll ndaras nga bisedimet e Astanës, të cilat Rusia i ka promovuar si pista më e suksesshme dhe e dobishme e negociatave.
Raundi i fundit i negociatave në Astana, që ndodhi pak para takimit të G-20 në 4-5 korrik, nuk ka sjellë ndonjë rezultat.
Rusia, Turqia dhe Irani, tre sponsorët e bisedimeve të Astana, nuk nënshkruan një marrëveshje të vetme që përcaktonte parametrat e katër zonave de-përshkallëzuese që u propozuan në maj.
Kjo natyrisht ngre një pyetje në lidhje me domosdoshmërinë dhe efikasitetin e një formati të tillë nëse nuk ka qenë në gjendje të krijojë një marrëveshje dhe të vendosë bazat për zbatimin e saj të suksesshëm që nga fillimi i tij në dhjetor 2016.
Më 13 korrik, vetëm pesë ditë pas armëpushimit të ri në jugperëndim të Sirisë, Presidenti Trump tha se një marrëveshje tjetër është në diskutim. Gjatë konferencës së shtypit me Presidentin francez Emmanuel Macron në Paris, Trump tha: “Ne po punojmë për armëpushimin e dytë në një pjesë shumë të ashpër të Sirisë. Nëse marrim këtë dhe disa të tjerë, papritmas ne nuk do të kemi plumba që të gjuhen në Siri”.
Nëse Putini vazhdon të merret me Trumpin në mënyrë bilaterale në Siri, duke nxitur më shumë armëpushime, kjo mund ta rrezikonte Moskën dhe do të krijonte probleme me Iranin.
Përktheu dhe përshtati: Arbresh.info
______________________________________________________________________________________________________________
Shënim: Opinioni që sapo lexuat nuk shpreh qëndrimin/opinionin e Arbresh.info. Ai është një trajtim sipas bindjeve të autorit dhe shpreh vetëm opinionin e tij rreth çështjes që trajton.
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...
Osmani takoi Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, fl...
Kumbaro publikon fotografi unike: Lezeti i këtyre ditëve në ...
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...