Tema më aktuale në rrafshin politik në Kosovë është pa diskutim vendimi i Qeverisë së Republikës, për vendosjen e taksës doganore ndaj të gjitha prodhimeve serbe. Ky vendim qeveritar është marrë si reagim ndaj politikës agresive serbe ndaj shtetit të Kosovës.
Politika e jashtme serbe është shumë aktive dhe ka prodhuar efekte në disfavorin tonë. Madje, ka bërë të mundur që ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, siç ishte rasti i fundit me pa mundësinë e bërjes pjesë e Interoplit. Vendimi i qeverisë gjeti përkrahje në opinionin e gjerë brenda dhe jashtë Kosovës. Një vendim politik që dëshmoi fuqinë në vendimmarrje. Taksa prodhoi efektin e saj. Shtim të sasisë së prodhimit te prodhuesit vendor, si dhe zvogëlim enorm të importit të produkteve nga Serbia, që i shkaktoi me miliona euro humbje prodhuesve serbë, të cilët kishin gjetur treg të përshtatshëm në Kosovë. Serbia u alarmua dhe bëri ankesë tek Bashkimi Evropian, madje edhe duke bërë ndërprerjen e bisedimeve me Kosovën, megjithëse nga këto bisedime më tepër kishte profit politik Serbia sesa Kosova.
Bashkimi Evropian i interesuar që ta dërgoj tutje agjendën e saj, pavarësisht nëse dëmtohej Kosova në këtë rast, kërkoi largimin e vendimit të qeverisë për taksën e vendosur ndaj Serbisë. Për dallim prej herave të tjera ku institucionet shtetërore bënin lëshime përballë kërkesave të BE-së, kësaj radhe qeveria nuk u tërhoq nga vendimi i saj. Mirëpo, kohëve të fundit kërkesë pa heqje të taksës u paraqit nga aleati ynë SHBA-ja. Kërkesë jo e pritur nga një shtet që ka qenë dhe është sponzorizuesi kryesor në çlirimin dhe bërjen e Kosovës shtet. S
igurisht Kosova tashmë nuk është në agjendën prioritare të politikës amerikane dhe janë të interesuar për një zgjidhje përfundimtare të konfliktit me Serbinë dhe të ketë paqe në Ballkan. SHBA-ja dhe BE-ja kanë në synimet e tyre tërheqjen e Serbisë kah politikat perëndimore dhe largim nga ndikimi i Rusisë, ku kohëve të fundit ka shprehje të interesimit për Ballkanin.
Ndonëse nuk është e drejtë, por nëse ka presion politik nga SHBA-ja për heqje të taksës ndaj produkteve serbe, atëherë e mirëkuptoj vendimin eventual të kryemistrit Haradinaj për heqjen e saj. Në këtë lloj situate të krijuar, kërkohen vendime dhe veprime të matura politike, pasi mund të prodhoj kundër-efekt për interesat shtetërore. Duhet pasur kujdes që mos të kemi raporte të ngrira apo të acaruara me SHBA-në, pasi kjo mund të jetë e kushtueshme në aspektin e interesit politikë.
Autori ka të përfunduar drejtimin e historisë, si dhe masterin në fakultetin Juridik, drejtimi financiar.
Skuadra gjermane i dedikon një postim Trepçës dhe tifozëve m...
Tankut Soykan vlerëson përkushtimin e institucioneve kosovar...
Rasti i Big Brother, Haxhiu: Dhunuesit mund të rehabilitohen...
Kryeministri irlandez: Zgjedhjet do të mbahen më 29 nëntor
Calhanoglu: Nganjëherë duhet të vuajmë pak më shumë, por sak...
Gërvalla në Lituani, dështon seanca në rastin ku akuzohet pë...