Shkruan: Refik Hasani
Përfaqësuesit Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, z.Miroslav LAJÇAK, thekson:
,,S’ka Asociacion? S’ka as marrëveshje”
I kujtojmë gjithë opinionit duke përfshirë edhe Shtetet e Quint-it, dhe kushdo qoftë që angazhohet në bisedimet në mesë të Prishtinës dhe Beogradit, se në Serbin Jugore, është Krahina shqiptare që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc , kanë mbajtur e organizuar Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, dhe shqiptarët në Republikën e Serbisë, përveç referendumit ka patur një kryengritje të armatosur dhe udhëhoqën luftën e armatosur përmes Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, është luftuar për mbrotjen e pragut të shtëpisë dhe kundër trajtimit të padrejtë- diskriminimin në gjitha fushat, duke arrit që faktori politik dhe ushtarak ndërkombëtarë të ndërmjetësoj dhe të arrihet edhe Marrëvshja e Konçulit.
Andaj, Serbia para se të kërkoj nga Kosova, fillimisht të formoj Bashkësin e komunave etnike Shqiptare në Serbi, e tek atëherë të kërkoj kushte për krijimin e Bashkësisë së komunave etnike Serbe në Republikën e Kosovës.
Pakica Serbe në Republikën e Kosovës është e favorizuar, që në asnjë shtet të botës nuk kanë të drejta pakicat sikur në Kosovë-që pakica Serbe gëzon të drejta.
Kemi dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojnë Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kanë mbajtur dhe organizuar Referendum.
Serbia vetë e ka ,,zgjidhur çështjen e pakicave” përmes 22 Këshillave Nacionale, kurse kërkon Bashkësi të komunave për pakicën Serbe në Republikën e Kosovës.
*Ky shkrim nuk përmban qëndrimin e redaksisë arbresh.info*
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...
Plagoset me thikë 50-vjeçari shqiptar në Athinë, 4 autorët l...
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe