Katundi digjet plaka krihet
Ka rreth gjashtë muaj që qyteti i Gjilanit ballafaqohet me mungesë të ujit si asnjëherë më parë, kurse kryetari i Gjilanit organizon “ gala” mbrëmje për të ndihmuar Shqipërinë. Jo se jam kundër ndihmesës së Shqipërisë, mos e bëftë Zoti, por të merresh me Shqipërinë kur në qytet ka ujë një orë në dy ditë, kjo me të vërtetë është e papranueshme. Kjo më shumë më kujton atë sekuencën në filmin “No man’s land”, kur një luftëtarë boshnjak teksa po lexonte gazetën në një istikam thoshte: “ …uh da je vidiš sranje u Ruandi!”
Ne në Gjilan nuk kemi pikë uji, a këndej komuna organizon gala mbrëmje për Shqipërinë. Çfarë absurdi! Organizoni gala mbrëmje për Gjilanin o të uruar, angazhoni ekspertë e bëni një plan afatgjatë për zgjidhjen e problemit të ujit.
A është e mundur që disi Liqenin e Livoçit ta fusni në funksion? A ju ka shkuar ndonjëherë mendja që të pyllëzoni hapësira të caktuara apo të pyllëzoni malet e prera egërsisht, kur dihet se mungesa e maleve sjell edhe mungesën e të reshurave?
Lene Shqipërinë se ajo falë Zotit u ndihmua mjaftë mirë me milionat e Katarit, Kuvajtit, Arabisë Saudite, Turqisë, Bexhetit etj. Leni këto fore të lodhta e demode. Leni restorantet e kafenetë e kthejuni zyreve. Lene “Bunarin e Përlepnicës” e merruni me “Liqenin e Përlepnicës”. Leje Prishtinën e Tiranën, po ktheji “antenat” kah Gjilani. Silluni si kryetar i një qyteti të Kosovës e jo si kryetar i OKB- së.
Shkruan:Durim Kadriu
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...
Hezbollahu e cilëson si “fitore hyjnore” armëpushimin me Izr...