Dy vjet i uniformuar në UÇK në role ushtarake e politike, dy mandate jashtë pushtetit, tri mandate të papërfunduara në pushtet, derisa përfundimisht erdhi krye të shtetit në rolin e pretenduar të ‘unifikuesit’, pozitë të cilën vazhdon ta mbajë edhe sot. Këto janë 20 vitet e njeriut që, i njohur me nofkën e luftës “Gjarpri”, tashmë është politikani më jetëgjatë në skenën kosovare, me lëvizje që shpesh e bënë kundërthënës dhe nxitën debate brenda dhe jashtë Kosovës. Të flasësh për Hashim Thaçin këtyre ditëve dhe ta quash humbës të madh apo çkado qoftë nuk është fer dhe korrekte, sepse nga e hëna e javë së kaluar na ka dhënë argumentin më të madh për ta parë ndryshe. Njeriu që e lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, tani, në dhjetëvjetorin e pavarësisë së shtetit po dëshmon se është lideri i vetëm kosovar në skenën politike.
Iniciativat e fundit të presidentit Hashim Thaçi për të dorëzuar gylenistët tek shteti Turk dhe për të arrestuar Marko Gjuriqin, i cili hyri në territorin e Kosovës pa leje nga institucionet e Kosovës, janë iniciativa kreative dhe interesante. Të jemi të qartë pra, liderët që duan të bëjnë lidership iu hynë edhe ideve me shkallë të lartë të riskut, sepse ka mundësi të madhe edhe për përfitime politike. Është i vetmi politikan që nga vdekja e presidentit Rugova, që po mundohet ta tregojë lidershipin me ide interesante. Se Thaçi është lider i pakontestueshëm, e kanë thënë kohëve të fundit edhe njerëzit që e kanë konkurrent politik, pra e kanë pranuar se në aspektin konceptual është lideri i vetëm. U komentua dhe u akuzua gjatë javës që lamë pas se është pikërisht presidenti ai i cili po ua ngul thikën pas shpine krerëve të shtetit, me veprimet e fundit.
Por realisht, është i vetmi i cili u tregu transparent sa i përket veprimeve të fundit, dhe që pranoi se kanë përgjegjësi institucioanle për të vepruar në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial. Njerëzit që kanë përgjegjësi, e kanë edhe shkallën e riskut. Në Kosovë nuk shoh ide interesante, kreative nga kryeministri ose kryeparlamentari, mos të flasim për opozitarizmin e LDK-së, të cilët tash e tre muaj kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Unë nuk e kuptoj dhe nuk i jam i vetmi që nuk arrijmë ta kuptojmë me veprimet dhe deklaratat e tij, kryeministrin e Kosovës, i cili nuk bën lidership.
Pozitën e ka të madhe, por nëse shikojmë në aspektin funksional, pozita e kryeministrit është me fuqishme se e presidentit ose kryetarit të kuvendit, dhe në fund çfarë ndodh, të gjithë akuzojnë presidentin Thaçi për veprime pas shpine. Por me veprimet e fundit për shumë prej njerëzve të medieve në Kosovë, analistëve dhe publicistëve, mbase edhe është shumë vështirë për ta pranuar që Hashim Thaçi, është kalibër tjetër i liderit krahasuar me ata që jemi mësuar t’i shohim në rajonin e Ballkanit. Ky gjest bëhet edhe më i fortë kur kihet parasysh se nën çfarë presioni është Hashim Thaçi edhe nga disa qarqe ndërkombëtare, me agjendë të qartë antishqiptare dhe antikosovare.
Atij i është dashur që i vetmuar të përballet edhe me akuzat dhe shpifjet më të rënda që i janë bërë Kosovës dhe projektit të shtetit të ri. Por, edhe pse i sulmuar nga të gjitha anët, Thaçi ka arritur të ruajë jo vetëm gjakftohtësinë, por edhe urtinë dhe ndjenjën e përgjegjësisë si lider i vërtetë, gjë që nuk është parë asnjëherë tek liderët e partive të tjera në Kosovë dhe mbase edhe në rajon. Shumë lehtë dhe pa presion presidenti do ta kaloj edhe këtë situatë ku po akuzohet se me veprimet e tij po dëmton interesat shtetërorë të Kosovës, karshi miqve ndërkombëtar. Por, pikërisht është i vetmi lider politik kosovar dhe më gjerë, që ndërkombëtarët e vlerësojnë dhe e ngritin lart për veprimet e tij politike.
Të kujtojmë kur Thaçi, është portretizuar si lider i frikshëm i një shteti të vogël nga lordi George Robertson, sekretar i Mbrojtjes i Britanisë në vitet 1997-1999 dhe sekretar i Përgjithshëm i NATO-s gjatë viteve 1999-2003. Në librin “New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography” të dy redaktorëve të famshëm të gazetës “Times”, i cili përmban edhe opinione të figurave të rëndësishme botërore, ish-sekretari i NATO-s ka thënë se Hashim Thaçi ka qenë në epiqendër të dramës së Kosovës.
Ish-sekretari i NATO-s ka thënë se rrugëtimi i Thaçit ka qenë i mbushur përplot me histori, jo vetëm të së kaluarës së jashtëzakonshme, por edhe një të ardhmeje shpresëdhënëse. “Hashim Thaçi ka qenë në epiqendër të dramës së Kosovës, e cila edhe do ta dominonte vitin e fundit të shekullit njëzet. Me kalimin nga studenti i zjarrtë disident në komandant të UÇK-së dhe më pas edhe në kryeministër e president të shtetit të tij, rrugëtimi i tij ka qenë i mbushur përplot me ngjarje dhe herë pas here kundërthënës. Mirëpo, Kosova sot vazhdon të jetë çështje e hapur dhe kjo është historia e sinqertë e një lideri të frikshëm të një shteti të vogël, me një listë të gjatë historie jo vetëm të së kaluarës, por edhe një të ardhmeje shpresëdhënëse”, thotë ndër të tjera Robertson në këtë libër. Madje Thaçi është quajtur edhe George Washingtoni shqiptar nga zëvendëspresidenti amerikan, Joseph Biden. Deri sa të liderët tjerë politik të Kosovës po hezitojnë të marrin vendime për vendin, ai i vetëm po merr barrën mbi supe me vendimet e një politikani tashmë të pjekur.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç