Shkruan: Muhamet Spahiu
Çdo ditë e më shumë inflacioni po bëhet më shqetësues.
Rritje të tilla të mëdha të inflacionit kontribuojnë në paqëndrueshmërinë e tregut dhe paqëndrueshmërinë ekonomike, duke çrregulluar tregun tradicional.
Nga ana tjetër, sektori privat (investitorët) kërkon mundësi të reja investimi që do t’i ndihmojnë ata të mbrohen nga rreziqet që vijnë nga rritja e inflacionit.
Prandaj është e paevitueshme që inflacioni do të sjellë dëme afatgjate në tregun nacional dhe botëror.
Çështja është sa dëme do të sjellë dhe sa ne mund të e frenojmë këtë rritje të çmimeve, dhe me këtë edhe dëmet ekonomike.
Duke qenë se ekonomia e Kosovës është e ndërtuar mbi baza të ekonomisë së tregut të lirë, dhe për një orientim të tillë jemi përcaktuar edhe me kushtetutë, atëherë çdo masë e kufizimit arbitrar dhe intervenimit të drejtpërdrejtë të shtetit në ekonomi (si ligji për inflacionin) është kundër kushtetuese dhe kundër parimeve të tregut të lirë global që sot ekziston dhe mbrohet me shumë rregullore ndërkombëtare dhe ligje nacionale.
Manifestimet politike për luftimin e inflacionit janë sa të mangëta aq edhe me ndikime minore.
Tjetër është lehtësimi momental i jetës së qytetarëve dhe tjetër është frenimi i inflacionit që ndikon afatgjatë në kualitetin e jetës së qytetarëve. Për të qenë më të qartë, inflacioni duhet të luftohet dhe të frenohet në disa fronte, si në atë të politikave fiskale ( masa afatshkurtra edhe afatgjata), politika buxhetore dhe politika të investimeve.
Politika fiskale afatshkurtra kanë të bëjnë me vendimet qeveritare apo me plotësim/ndryshimet ligjore të afatizuara për ndryshim të taksave dhe tatimeve.
Kjo kryesisht ka të bëjë me uljen apo edhe heqjen e akcizës në shumë produkte, ekskluzivisht në produktet që tani më janë nevojë e përditshme dhe elementare, si karburantet, përderisa duhet të mbahet në produkte të luksit. E gjithë kjo kryhet me vendime qeveritare që nuk do as një ditë kohë por thjesht vullnet dhe guxim vendimmarrës.
Për të ndikuar dukshëm në zbutjen e krizës është e patjetërsueshme të ndryshohet edhe TVSH.
Në disa produkte të konsumit të përditshëm që tatimohen me 18%, është e domosdoshme të ulet në 8% ose edhe të haqet fare për një kategori të caktuar të produkteve qe kryesisht prodhohen dhe kultivohen bujqit dhe fermerët.
Përderisa në politikat afatgjata, produktet që tatimohen me shkallën 8% është më së e nevojshme që mos të aplikohet fare TVSH (pa TVSH), duke përfshirë edhe energjinë elektrike pasi që kishte rritje të çmimit dhe është nevojë e përditshme dhe elementare.
Së fundi Qeveria e Kosovës ka fuqizuar edhe taksa dhe tatime që për herë të parë kanë hy në aplikim.
Ky vendim e ndihmon inflacionin. Është e domosdoshme që sidomos tatimi në dividend mos të aplikohet pasi që i mundëson operatorëve të realizojnë fitime dhe të bëjnë investime.
Duke marrë parasysh që politikat fiskale janë të pamjaftueshme edhe për një ekonomi si SHBA, është më së e nevojshme që të ndërmerren edhe masa të politikave buxhetore, financiare dhe të investimeve.
Kur flasim për politikat buxhetore dhe të investimeve është fjala për politika dhe investime publike të cilat ndikojnë edhe në orientimin e investimeve në sektorin privat.
Buxheti i Kosovës po rritet, sipas të gjitha gjasave si pasojë e inflacionit.
Nëse një artikull që ka kushtuar 1 euro dhe tani kushton 2 euro, për këtë artikull tani paguhet 36 cent TVSH dhe 20 euro tatim në fitim, përderisa me çmimin e mëhershëm prej 1 euro, paguhej 18 cent TVSH dhe 10 cent tatim në fitim, pra 50% më shumë apo 28 cent më shumë për buxhetin e shtetit.
Si rrjedhojë rritja e buxhetit nuk është reale, sepse po të korrigjohej me rritjen e çmimeve do të quhej ulje. Ky eleborim është që të bëhet e qartë që sakrifikimi i të hyrave buxhetorë është shumë i arsyeshëm sepse ndikon në dy drejtime, në zbutjen e krizës apo lehtësimin e jetës së qytetarëve dhe në rritje më të ulët por reale dhe të qëndrueshme të buxhetit.
Ndërmarrja e masave që kanë të bëjnë me politikën buxhetore janë kryesisht të politikave të shpenzimeve, të cilat duhet të ndërmerren menjëherë.
Do të duhej të bëhej një hulumtim se cilët sektorë duhet të subvencionohen financiarisht, në mënyrë që të mbajnë çmime më të ulëta të shitjes.
Megjithatë është e pa kontestueshme që prodhuesit vendor, duke filluar nga prodhuesit e bukës e deri te çdo prodhues të preket pozitivisht nga subvencionimi financiar.
Masa të menjëhershme të subvencionimit financiar do të duhej të merrej veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe agrobiznesit.
Këto masa ndikojnë në drejtpërdrejt në çmime më të ulëta pasi që e mbulojnë një pjesë të kostos së prodhimit dhe gjithashtu i bën të ndihen në të sigurt prodhuesit duke mbajtur edhe tregun më pak të trazuar.
Pra këto masa ndikojnë në ulje të çmimeve dhe rrjedhimisht në rritje të ofertës.
Rritja e ofertës ndikon edhe më tutje në ulje të çmimeve. Në anën tjetër masat e ndërmarra qeveritare për subvencionimin të masave të gjera të qytetarëve janë masa që artificialisht e rrisin kërkesën, e cila drejtpërdrejt ndikon në rritje të mëtutjeshme të çmimeve.
Kosto e shpenzimeve buxhetore do të duhet të jetë më e madhe se 0.5 milion euro, pasi që si e tillë është e përballueshme për buxhetin e Republikës së Kosovës.
Politika të investimeve, veçanërisht investimet publike, përmes vendimeve qeveritare dhe zhbllokimit të buxhetit për investime publike, mund të ndikohet shumë shpejt kanë të bëjnë me rritjen e rrjedhës financiare në ekonominë kombëtare, e cila rrjedhë nuk lejon apo zvogëlon ngërçet apo çrregullimet financiarë dhe të tregut si pasojë e inflacionit.
Administrata e SHBA morri vendime që të investojë rreth dy trilion dollar në industrinë e ndërtimit në mënyrë që të shkaktoj rrjedhë financiare dhe gjithashtu të ndikoj në rritje të investime dhe të punësimit pasi që në shumë sektor tjerë inflacioni shkakton ulje të investimeve dhe rrjedhimisht të punësimit.
Rritja e investimeve publike është faktor i drejtpërdrejtë edhe i rritjes së bruto produktit vendor dhe gjithashtu do të ndikonte në rritje të fuqisë blerëse pasi që paraja e investuar në industrinë e ndërtimit, veçanërisht në infrastrukturë publike, bën gjiro më të shpejtë dhe prek tregtarët dhe zejtarët duke ndikuar pozitivisht edhe te kjo kategori ekonomike.
Sipas Warren Bufet, strategji e dedikuar për sektorin privat vendosja e kapitalit në infrastrukturën e pasurive të paluajtshme dhe në institucionet e fondeve të përbashkëta të pasurive të paluajtshme. Kjo për shkak se asetet e infrastrukturës priren të ruajnë vlerën e tyre edhe në kohë inflacioni.
Qindra masa të njohura apo edhe të ndërmarra nga shtete të ndryshme për të evituar apo zbutur inflacion merren sot, mjafton të hapesh internetin.
Dhe e pa evitueshme është fakti që në kriza të tilla, duhet të bëhen të gjithë bashkë, qeveri, profesionistë, sektor privat dhe opozitë, që të evitohen dëmet e mëdha dhe afatgjata të inflacionit.
Sqarim: Ky është opinion personal dhe nuk përbën ndonjë qëndrim politik!
Murati falënderon deputetët pas miratimit të buxhetit në Kuv...
Ukraina qëllon Rusinë me raketa britanike me rreze të gjatë ...
Hamza në Rahovec: Ndërmarrësit do t’i mbështesim me in...
“Një tjetër hap i madh në rrugën drejt Shqipërisë 2030 në BE...
Osmani priti në takim lamtumirës ambasadorin e Bullgarisë
FMN: Ekonomia shqiptare rritje pozitive, por ka sfida të kon...