Shkruan: Zejnepe Bekteshi
Para zgjedhjeve pata shkruar se skena politike në Kosovë do të ndryshojë, mirëpo se loja do të bëhet e njëjtë si në zgjedhjet e vitit 2014 nuk e kisha besuar.
E brengosur si e re dhe si qytetare e Kosovës për gjendjen sociale, ekonomike, shëndetësore e arsimore të të rinjve të këtij shteti të porsalindur, politikanët e këtij vendi duhet të kthejnë sytë nga rinia.
Kjo rini “alarmin” apo “goditjen” ua dha këtyre liderëve dhe politikanëve kësaj here, pamë që rinia iu përgjigj thirrjeve të partive dhe doli dhe foli me votën e tyre, i treguan partive politike se tashmë ne jemi vëzhgues gjatë periudhës sa e keni mandatin. Kjo rini u pa në listën e deputetëve, në fushatë kudo, në çdo aspekt kjo rini punoi në mënyrën më të mirë të mundshme.
Rinia në parti rinia kudo, por ku mbetët tash. Tashmë fushata iku, rina jeton dhe prapë bredhë në rrugët e Republikës së Kosovës, tashmë përfaqësuesit që kanë votuar janë në “zor” se kush me cilin ta formojë qeverinë, rinia votoi, rinia goditi tashmë edhe pret diçka më mirë në këtë vend.
Besoj se rinia e këtij vendi ua tregoi vendin këtyre politikanëve në këto zgjedhje, tanimë mbetet që kjo klasë politike të punojë dhe mos të mendojë vetëm për interesa personale.
Rinia do punë, projekte që mos të bredhin rrugëve t’u ngjallet besimi se Kosova një shtet i ri me të rinj ka shpresa për të gjithë. Jemi një vend i vogël, me një rini të mrekullueshme, si të tillë që janë duhet të mos i zhgënjeni ose përndryshe në zgjedhjet lokale që tashmë janë afër, ata prapë do ta tregojnë fuqinë që kanë me votën e tyre, edhe pse për të zgjedhur të votosh dikë, pak problematike pasi që janë pothuajse fytyra të njëjta me vite.
Mos i lini të rinjtë të jetojnë me trup këtu, e me mendje diku tjetër duke mos i ofruar kushte esenciale për jetë, kemi plot e plot raste që studentët po ikin për një jetë më të mirë në shtetet perëndimore, është e dhimbshme që një rini e shëndosh si kjo, ta lë Kosovën kur më së shumti Kosovës i duhet.
Neveritëse nga kjo klasë politike që i shohim tashmë gjysmë dekade dhe duke i parë e kuptuar se tashmë interesat madhore për ta janë interesat personale, shumë të rinj bredhin rrugëve të papunë e pa perspektivë tash e sa vite ndërsa këta gjithmonë në fushata zgjedhore fokusohen te punësimi dhe arsimimi më i mirë, në realitet e mbajnë premtimin për njerëzit e afërt të tyre në të gjitha aspektet, ndërsa të rinjtë i “bien fyellit” për katër vite. Dëgjojmë deklarata “neveritëse”, nga disa politikanë në këtë “mish mash” politik në Kosovë, i kemi numrat për formimin e qeverisë, fjalë si çdo herë e punë konkrete nuk shohim.
Në këtë humnerë humbës është vetëm qytetari që del dhe ua jep mandatin këtyre të “ashtuquajtur” përfaqësues të popullit. Po thirren se ka të rinj që do të përfaqësojnë Kuvendin në këtë legjislaturë, mirëpo këtu shohim pasardhës të politikanëve që kanë qenë edhe më herët, e të tjerët që meritojnë të jenë pjesë e Kuvendit dhe institucioneve të Kosovës i shohim jashtë lojës.
Dëgjojmë fyerje nga këta përfaqësues të popullit, aq larg shkojnë sa edhe i përmendin edhe nënat, këta harruan se Kosova nuk ka kohë të merret me të kaluarën dhe gjendet para një udhëkryqi të madh, duke i lënë shumë gjëra të ikin e duke i parë interesat personale.
Njihemi si popull optimist dhe durimtar, shyqyr se po të ishte përballuar një evropian i ri me këto gjëra do të kishim krizë mendore në shumë vende evropiane.
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...