Hiqni qafe rrudhat dhe përmisoni shëndetin me farat e lirit.
Nëse keni një problem me rrudha, provojeni këtë trajtim në shtëpi sa më shpejt të jetë e mundur. Sekreti qëndron tek fara e lirit, e cila me vetitë e saj shëruese kontribuon në përmirësimin e indit tuaj nënlëkuror, rinovon qelizat dhjamore dhe rikthen atë pamje rinore, transmeton portal arbresh.info
Hidhni një lugë farë liri në një enë dhe hidhni një të tretën e filxhanit me ujë të vluar, tundeni për disa minuta dhe më pas mbulojeni me një pecetë dhe lëreni të qëndrojë deri në darkë. Shtrydheni përzierjen e fituar dhe aplikoni në fytyrë si në formë të xhelit.
Aplikojeni këtë tretësirë të farave të lirit në fytyrën dhe qafën e pastruar me shkopinj veshi. Nuk keni pse të shqetësoheni për shmangien e zonës së syve, mos ngurroni ta aplikoni edhe atje. Kur maska të thahet në fytyrë, aplikojeni përsëri. Përsëriteni këtë procedurë pesë herë.
Efektet e maskës së farave të lirit:
Ngre tiparet e fytyrës, tonifikon dhe shtrëngon lëkurën
Redukton poret e gjera
Shërben si skrab për lëkurë
Redukton sebumin e tepërt në lëkurën e yndyrshme
Ndihmon në parandalimin e formimit të akneve dhe largon puçrrat nga fytyra
Ngadalëson formimin e rrudhave dhe eliminon formimin e vijave të holla në fytyrë, sepse ka veti që ngadalësojnë intensivisht plakjen.
Ndërkaq, këto fara mund t’i përdorni edhe për humbjen e peshës.
Çdo mëngjes hidhni një lugë çaji farë liri me pak ujë dhe lëreni deri në mbrëmje. Në mbrëmje, në vend të darkës, konsumoni ato farat dhe pini ujin në të cilin kanë qëndruar farat.
Kjo pije me fara do të përshpejtojë eliminimin e toksinave nga trupi, do të përshpejtojë metabolizmin. Kur zgjidhni lirin, mos përdorni produkte industriale, sheqerna dhe miell të bardhë. Pas dy javësh do të ndjeni një rilindje të plotë të trupit./arbresh.info/
Llapi ndahet me stafin e trajnerëve
Kurti: Pasaporta e Kosovës në top 10 pasaportat e botës që k...
Ligje të rëndësishme rrezikojnë të kthehen në pikën zero
“U dje kish nis”, videoja që nxjerr produksionin zbuluar – b...
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë