Google ADS

Zhvillimi i fëmijës nga muaji 12 në 18

12:10 | 7 Korrik 2018
A. B.

Çfarë mund të bëjë fëmija në 1 vjeç e gjysmë?

Në moshën 1 vjeçare shumica e fëmijëve kanë trefishuar peshën dhe janë zgjatur me 25cm. Në vitin në vijim ndryshime të mëdha do të ndodhin në trupin e tij.

Këto ndryshime dhe veçanërisht në këmbët e tij, do ta bëjnë më të lehtë për të të qëndrojë në këmbë e të eci.

▪ Kockat e tij bëhen më të forta dhe muskujt e tij rriten deri në pikën e mbështetjes së fëmijës të qëndrojnë dhe ecin.

▪ Ai eksploron gjithçka rreth tij, prek, kap, tërheq, shtyn çdo gjë që shikon e mund të arrijë.

▪ I pëlqen kontakti fizik siç janë përqafimet.

▪ Në moshën 15 vjeçare mund të ecë mjaft mirë.

▪ Fle gjatë gjithë natës.

▪ Ka ndryshime të papritura emocionale. Nga i gëzuar, mund të mërzitet apo inatoset.

▪ Ka frikë nga të huajt.

▪ Tregon pikat e dobëta dhe lidhjen me prindërit.

▪ Reagon kur largohen prindërit (psh kur ikin për në punë) dhe u ngjitet kur kthehen në shtëpi.

▪ Mund të ecë mjaft mirë, por shpesh rrëzohet kur përpiqet të vrapojë shpejt.

▪ Ngjitet në mobilie relativisht të ulëta.

▪ Shtyn lodrat në një drejtim, për shembull një tren.

▪ Mund të vendosë me kujdes një formuese mbi një tjetër.

▪ Mund të nisë të shkruajë me markera.

▪ Dëgjon çfarë i thua dhe mund të ndjekë urdhra të thjeshtë si “mos shko aty”.

▪ Mund të ndjekë udhëzime të thjeshta siç janë “Merr këpucët e tua”.

▪ Mund të identifikojë sende të njohura kur ti i mëson siç janë: “më trego topin” ose “ku është gota jote”?

▪ Përdor rreth 6 fjalë, përveç “mami” dhe “babi”, të cilat mund të mos shqiptohen mirë, por mund të kuptohet lehtë nga mamaja, vëllai apo motra dhe tua shpjegojnë të tjerëve.

▪ Ecën. Disa fëmijë mund të ecin para ditëlindjes së tyre të parë, ndërsa të tjerët marrin kohë e mund të ecin gjysmë viti më vonë. Të gjithë fëmijët e shëndetshëm mund të ecin pa mbështetje në moshën 18 muajsh. Në këtë moshë fëmija mund të vrapojë e të ecë mbrapsh për argëtim. Mund edhe të ngjitë shkallë me ndihmën e një të rrituri.

▪ Disa fëmijë në moshën 18 muaj mund të jenë në gjendje të formojnë një fjali me dy fjalë, megjithëse kjo konsiderohet si një arritje e një fëmije 2 vjeçar.

▪ Mund të imitojë tinguj kafshësh.

▪ Identifikon sendet me emrin e tyre.

▪ Përdor lugë e pirun kur ha.

Kujdes! Fëmijët janë të ndryshëm e gjithsecili ka ritmin e tij, këshillon Babylino. Stadet e zhvillimit siç përshkruhen janë të bazuara mbi mesataren.

Mos u shqetëso nëse fëmija ka devijim nga mesatarja. Gjithsesi, nëse vë re diçka shqetësuese në zhvillimin e tij, kontakto me pediatrin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme