Për zgjimin e hershëm prej kohësh është thënë se është i shëndetshëm.
Shumë studime kanë theksuar se zgjimi në orën tetë përcakton pjesën tjetër të ditës, duke i shëndrruar ata në persona më pozitivë dhe më optimist, transmeton portali arbresh.info.
Një studim i fundit i kryer nga ekspertët finlandezë, ka nxjerrë në pah se personat që zgjohen herët, janë më të shëndoshë se ata që zgjohen vonë.
Studiuesit kanë gjetur se ata që flejnë vonë, nuk konsumojnë mëngjes, ndërsa gjatë ditës konsumojnë sasi të madhe të sheqerit.
Mëngjesi nga studiuesit konsiderohet si vakti më i shëndetshëm për një jetë të mirë./Arbresh.info