Format që zgjedhim tregojnë shumë për tiparet tona të fshehura për të cilat zakonisht kujdeset psikologjia.
Dielli gjithmonë ka pasur një vend të veçantë në fe dhe kulturë përmes historisë së njerëzimit. Në këtë provë do t’ju kërkojmë të pushoni mendjen tuaj, të shikoni në këtë fotografi të 8 diellëve, të zgjidhni një që duket më tërheqës dhe të zbuloni diçka të re për veten tuaj, transmeton portal arbresh.info
Bright Side ka sjellë këtë test psikologjik, që tregon shumë rreth personalitetit dhe ndryshimeve që duhet të bëni në jetë.
Dielli #1
Karakteristikë e juaja është se gjithmonë jeni pozitiv dhe gjithmonë kërkoni që të përmisoni veten. Ju nuk dekurajoheni lehtë dhe synoni të qëndroni në këmbë gjatë gjithë kohës. Gota juaj është padyshim “gjysmë e mbushur”. Kjo qasje ndaj jetës ju bën elastik, por gjithashtu ju bën edhe mik të shkëlqyer. Njerëzit duan të rrinë afër jush, pasi ju gjithmonë i mbështesni ata.
Dielli #2
Ka dy gjëra me të vërtetë të rëndësishme për ju, hapësira personale dhe respekti nga kolegët dhe të dashurit tuaj. Më introvert, se ekstrovert, nuk jeni të largët nga njerëzit e tjerë, por thjesht më të rezervuar. Ju vlerësoni tipare të thjeshta, të mira si ndershmëria dhe mirësia, dhe gjithmonë jeni pranë miqve tuaj. Kjo është arsyeja pse duhet të keni kujdes edhe nga njerëzit që ju përdorin vetëm për përfitimet e tyre. Besoni gjithmonë shqisën tuaj të gjashtë, sepse kjo do t’ju nxjerrë nga ato lloj situatash, transmeton portal arbresh.info
Dielli #3
Jeni i/e zgjuar, shumë kurioz, sidomos kur bëhet fjalë për aventura të reja. Shumë i sinqertë dhe transparent, jeni mendjehapur dhe përpiqeni që të gjykoni pa lënduar. Ju jeni një udhëheqës i lindur natyrshëm dhe një udhëzues për të tjerët. Ata mbështeten shumë në ndjenjën tuaj të së drejtës dhe të gabuarës dhe vlerësojnë mendimin tuaj të arsimuar.
Dielli #4
Shenjë dalluese e personalitet tuaj është energjia dhe shqetësimet e pafundme. Juve ju shqetësojnë njëqind ide që ju vijnë në mendje, të gjitha në të njejtën kohë. Ju jeni gjithmonë të gatshëm të përballeni me sfida të reja dhe të provoni diçka të re. Ju jeni duke rrezatuar një dashuri për jetën, të cilën po përpiqeni ta jetoni në maksimum. Dhe kjo është ajo që ju bën një person me qëllime të mëdha jetësore, sigurohuni që të mos shpërqendroheni.
Dielli #5
Ju keni aftësinë dhe vullnetin e jashtëzakonshëm për të ndihmuar të tjerët për problemet e tyre. Ju pëlqen të ndihmoni njerëzit në nevojë dhe ndonjëherë madje mund të duket sikur keni një kompleks heroi – sepse kush tjetër do të ishte më i mirë për të shpëtuar botën sesa ju? Ju jeni një rreze drite dhe frymëzimi në jetën e të tjerëve. Ju jeni një person inteligjent, por jo gjithmonë i ndani mendimet tuaja me njerëzit e tjerë.
Dielli #6
Njerëzit që zgjedhin diellin me numrin 6 në përgjithësi janë njerëz të lumtur, argëtues dhe kënaqen me gjëra të vogla. Çdo pengesë në rrugën tuaj është vetëm një arsye tjetër për të mësuar diçka të re. Ju nuk i shmangeni kritikave konstruktive, dhe gjithmonë mbani mendjen tuaj të përzemërt dhe të gëzuar me të tjerët. Njerëzit ju perceptojnë si të besueshëm dhe si një person që ka shumë aftësi drejtuese.
Dielli #7
Shumë lehtë frymëzoheni nga qëllimet e reja dhe me të vërtetë kaloni një mijë rrugë për të realizuar ato. Në fakt, një jetë nuk është e mjaftueshme për t’i përmbushur të gjitha. Nëse doni që ëndrrat tuaja kryesore të bëhen realitet, do të duhet të kuptoni se cilat janë më të rëndësishmet për ju.njerëzit në përgjithësi ju shohin si energjik dhe këmbëngulës. Keni ndikim pozitiv tek të tjerët.
Dielli #8
Durimi juaj është për lakmi. Nuk mbani inat dhe nuk ofendoheni lehtë. Jeni tepër i/e matur dhe të tjerët ju shohin si një person që dëshiron të shmangë gabimet. Megjithëse dashuria dhe ndjenjat e tjera janë të rëndësishme për ju, ato priren të zënë vendin e dytë në mendjen dhe inteligjencën tuaj racionale./arbresh.info/
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh
Hamza u bënë thirrje mërgimtarëve në Gjermani që të regjistr...
Të premten bëhet tërheqja e shortit për Kupën e Kosovës
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...