Harrojini reklamat dhe flokët e modeleve që duken të përkryer nga jashtë: pamja juaj varet më së miri nga cilësia e flokut tuaj dhe forma e fytyrës.
Flokë të drejta, fytyrë e rrumbullakët
Një prerje deri në shpatulla me zgjatime më të gjata përreth fytyrës suaj. Balluke të forta, të drejta theksojnë edhe më shumë mollëzat e faqeve tuaja.
Flokë të drejta, fytyrë katrore
Një prerje e flokëve deri në shpatulla me zgjatime nga mjekrra deri në qafë, balluke anësorë që japin ndjesinë e zvogëlimit të ballit të madh.
2
Flokë të drejta, fytyrë formë zemre
Provoni modelin ‘pixie’ të prerjes, në mënyrë që të theksoni sytë dhe mollëzat tuaja. Apo modelin ‘bob’ me disa shkallëzime të gjata.
3
Flokë të drejta, fytyrë ovale
Nivelizimi i shkallëzimit që fillon poshtë syve e bën fytyrën tuaj të duket më e plotë. Shmangni flokët me gjatësi të gjatë.
4
Flokë kaçurrela, fytyrë e rrumbullakët
Gjatësia mund të jetë deri në qafë apo në supe, por gjithnjë me shtresa më të gjata për të luftuar efektin pyramidal. Një pjesë e thellë anësore thekson strukturën kockore.
5
Flokë kaçurrela, fytyrë katrore
Provoni një prerje me gjatësi deri në supe me shtresa apo shkalëlzim nga veshi deri në maje. Më pas mund të shtoni disa nivelizime më të shkurta që lëshohen mbi ballin tuaj.
6
Flokë me kaçurrela, fytyrë formë zemre
Me një prerje të gjatësisë deri në supe, dredhat janë më të plota dhe balancojnë gjatësinë e ballit.
7
Flokë kaçurrela, fytyrë ovale
Një prerje flokësh që ngjesh supet tuaja me kaçurrela plot volum, një ndarje anësore e flokëve thekson shumë mollëzat e faqeve.
8
Flokë shumë të përdredhura (afro), fytyrë e rrumbullakët
Flokët mund të bien apo lëshohen deri në mjekër apo supe. Shtresat diagonal heqin peshën nga anësh. Një ndarje e mesme ose anësore, e zvogëlon fytyrën tuaj duke e bërë të duket më e holluar.
9
Flokë shumë të përdredhura (afro), fytyrë katrore
Zgjedhni një stil të prerjes së flokëve mbi mjekër ose më poshtë. Prerjet që përfundojnë deri në linjën e nofullës, shtojnë gjërësi në fytyrën tuaj.
Flokë shumë të përdredhura (afro), fytyrë me formë zemre
Një prerje flokësh ‘bob’ me gjatësi deri në mjekërr, plotëson pamjen tuaj rreth linjës së nofullës. Shmangni brisqet dhe hollimin e flokëve, këto mund të dëmtojnë flokët.
Flokë shumë të përdredhura (afro), fytyrë ovale
Një prerje flokësh afro – super të shkurta apo të plota i jep fytyrës suaj një ekuilibër të përsosur bëjeni prerjen më të rrumbullakët në krye, ndërsa më konike tek veshët./femra.net/
Kosova me 5 grupmosha në arenën ndërkombëtare në basketboll
Anulohet aktiviteti për përurimin e Parkut të Ulpianës
Sulmi me granatë dore dëmton objektin e Komunës së Zveçanit ...
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...