Komunikimi joverbal në lidhje ndoshta edhe është më i rëndësishëm se ai verbal, theksojnë psikologët shoqërorë. Krejt çfarë ju nevojitet është të zgjidhni çiftin që ju duket më i lumtur dhe do ta kuptoni të vërtetën për ju dhe personin e dashur
#1 Në një çift si ky, femra është krenare me partnerin e vet dhe dëshiron t’ia bëjë me dije botës. Ajo është e pavarur, kujdeset për veten dhe nuk i interesojnë fjalët e tjerëve. Mashkulli në një lidhje si kjo vlerë- son bashkësinë, është i përkushtuar ta çojë përpara lidhjen. Moto e lidhjes është të hapur mes vetes, transmeton gazeta Kosova Sot.
#2 “Pas secilit mashkull të suksesshëm qëndron një femër e suksesshme”, është fjalia që përshkruan një lidhje si kjo. Këtu gruaja ka kujdesin në gjithçka dhe nuk lejon që mashkulli i saj të mbetet në hije. Ajo është përkrahja e tij dhe kështu, ai larg mundet të arrijë.
#3 Me siguri, në lidhjet tuaj kryesori është mashkulli. Ai është përgjegjës, por nganjëherë ka fitil të shkurtë. Mirëpo, femra është mjaftueshëm e shkathtë dhe e qetë për të ekuilibruar gjërat. Moto juaj: “Ai na mban të dyve. Ajo mban ekuilibrin”.
#4 Intimiteti plot besim tregon se mashkulli dëshiron ta mbrojë femrën e tij dhe t’i jetë mbështetje në secilin moment. Respektit tuaj dhe sinqeritetit pa kushte të gjithë ia kanë lakmi dhe kjo është ajo që lidhjen tuaj e bën kaq të fortë.
#5 Ju jetoni në harmoni dhe përkrahni njëri-tjetrin pa marrë parasysh të tjerat. Kënaqeni në secilin moment të përbashkët, qoftë kjo ledhatim në shtrat ose duke shikuar TV-në. Dashuria juaj meriton çdo respekt.
#6 Ju nuk jeni çift që pëlqeni t’i tregoni emocionet tuaja në mënyrë publike. Në lidhjet tuaja të dy anët janë të barabarta dhe ju vlerësoni dëshirat,mendimet dhe interesin e anës tjetër. Ndoshta kjo nuk dallohet në publik apo në rrjetet shoqërore, por kur jeni vetë, ju jeni romantikë, dy trupa një shpirt.
#7 Ju keni një grumbull të fotografive të përbashkëta, të gjithëve ju tregoni sa shumë duheni dhe nuk keni frikë që ndjenjat tuaja t’i tregoni në mënyrë publike. Ju kurrë nuk mërziteni, sepse keni shumë interesa të përbashkëta. Të gjithë mendojnë se jeni çift i duhur, e këtë ju ua dëshmoni./Arbresh.info/
Shijoni Krishtlindjet pa rrezikuar shëndetin, ja disa këshil...
Rrëzohet një aeroplan në Kazakistan
Kroacia synon të rivendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak ...
Kurti uron Krishtlindjet: Kujdesi dhe dashuria për tjetrin n...
Rusia nis një tjetër sulm në shkallë të gjerë ndaj infrastru...
Makina del nga rruga, humb jetën shoferi në Kurbin