Zgjidh një nga pemët që janë vizatuar në foto dhe zbulo se çfarë ndryshimesh do pësojë jeta jote këtë vit:
Nëse zgjodhe pemën n°1: Je njeri optimist dhe e sheh jetën si një aventurë, plot me mundësi, njohje dhe tejkalime. Për këtë vit të ri do kesh shumë surpriza të këndshme, falë gadishmërisë tënde për të mirëpritur ndryshimet. Nuk do ndihesh i kufizuar nga rrethanat dhe do kesh pasionin dhe motivimin për të jetuar moment të paharrueshme!
Nëse zgjodhe pemën n°2: Je njeri i pavarur dhe nuk i vendos kufij aftësisë tënde për të marrë atë që të duhet. Me shumë mundësi ke aftësi artistike që mund të të ndihmojnë të shtosh të ardhurat për këtë vit. Qëndro besnik ndaj vetes dhe ndaj asaj çfarë je. Suksesi do të të ndjekë!
Nëse zgjodhe pemën n°3: Me shumë mundësi je njeri shumë i/e ndjeshëm/e, që kalon shumë kohë duke reflektuar mbi situatën aktuale në botë dhe mbi faktin se si mund ta përmirësosh. Në fillimin e këtij viti do gjesh dikë me të njëjtat vlera për të ndërtuar një marrëdhënie me harmoni dhe romantike. Edhe pse të pëlqen të jesh njeri i ‘vetëmjaftueshëm’, jeta jote do jetë më e lumtur me atë që do njohësh.
Nëse zgjodhe pemën n°4: Je njeri i ndjeshëm dhe i adaptueshëm, për këtë arsye tërheq shumë njerëz në jetën tënde. Je edhe i/e ndjeshëm/e, por e fsheh këtë karakteristikë me shumë forcë. Ja përse ke vështirësi të krijosh lidhje. Këtë vit të ri, gjërat e mira do vijnë në rrugën tënde. Mbase do gjesh partnerin/en e munguar.
Nëse zgjodhe pemën n°5: Ke besim në aftësitë e tua për të krijuar një jetë për të cilën mund të jesh krenar/e. Fati nuk është diçka në të cilën ti beson. Je shumë i/e përfshirë nga impenjimet e tua dhe pushon vetëm kur ke përmbushur përgjegjësitë e tua. Ky vit do sjellë pozitivitet dhe frytet e sforcimeve të tua.
Nëse zgjodhe pemën n°6: Je njeri paqësor dhe e vlerëson qetësinë. Ndaj, koha për ty është prioritet. Kur je vetëm, reflekton shumë mbi jetën dhe botën që të rrethon. Në vitin e ri, me siguri do gjesh një person me të cilin/ën do ndihesh mirë, aq sa për të shpalosur veten.
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian
Bedri Hamza në Zvicër: Diasporën do ta kemi edhe në Kuvend d...
Ishte në kërkim nga drejtësia, arrestohet një 40 vjeçar në H...
Mickoski: Është koha të flasim për ardhmërinë