Mandala është një simbol shpirtëror në Budizëm dhe Hinduizëm që përfaqëson Universin.
Këto ditë, mandalat janë bërë termi i zakonshëm për çdo tabelë, model gjeometrik, ose diagram që përfaqëson kozmosin.
Është interesante të dihet se mandalat tregojnë shumë edhe për personalitetin e njeriut, shkruan lifecoach, transmeton portali arbresh.info
Zgjidhni njëren nga mandalat dhe mësoni më shumë për karakterin tuaj.
Ju keni standard të larta dhe ambicie dhe gjatë tërë kohës përpiqeni për më të mirën. Përderisa shumica e njerëzve kanë vështirësi që të bashkëpunojnë me ju, është shumë më e vështirë që ju të merreni me veten tuaj. Ju gjithnjë punoni shumë dhe qëllimi juaj është që të bëni botën një vend më të mirë. Për fat të keq, vetëm pak njerëz i vlerësojnë gjërat që bëni.
Ju thjesht gëzoheni duke u kujdesur për të tjerët. Duke qenë shumë përgjegjës, ju gjithnjë i merrni shumë seriozisht gjërat dhe nderoni punën. Ju jeni një person që frymëzon të tjerët dhe karakteri juaj shkëlqen.
Mendimet dhe idetë tuaja janë të shkëlqyeshme dhe ju keni një mendje të hapur. Megjithatë, juve ju pëlqen që të kaloni kohën vetëm, duke menduar për teoritë dhe besimet tuaja. Më e rëndësishmja është se ju gjithmonë përpiqeni për më të mirën, edhe kur shumica e njerëzve nuk pajtohen me ju.
Ju jeni ndër ata personat që askush nuk mund të krahasohet me ju. Ndërkohë, mund të ju duket e çuditshme, jeni shumë intuitiv dhe kreativ. Problemi i vetëm është që ju jeni emocional dhe shpesh lëndoheni nga njerëzit që nuk ju kuptojnë. Ju i shikoni gjërat në sy, si ato të mirat edhe ato të këqijat.
Ju qëndroni në thënien “bëni vetë”, prandaj jeni shumë të pavarur. Keni besim në vetvete dhe e dini si të mbani forcën e shpirtit tuaj. Ju jeni plotësisht të vetëdijshëm për gjërat që doni nga jeta dhe jeni gati që të bëni gjithçka për ta marrë atë. Një gjë kërkoni nga të tjerët, sinqeritet.
Ju keni një rreth të madh shokësh, ndërsa gjithnjë kërkoni që të ndërtoni marrëdhënie të shëndetshme me të tjerët. Ju keni një atmosferë të ndritshme dhe njerëzit ndihen mirë në praninë tuaj. Keni një aurë të ndritshme dhe njerëzit ndihen mirë pranë jush. Megjithatë, ju jeni person i ndjeshëm, prandaj duhet të punoni shumë për të përmisuar veten./arbresh.info/
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag