Familjarët vranë një të ri në Iran, pasi zbuluan se ishte homoseksual.
Siç raportojnë mediat e huaja, 20-vjeçari Alireza u vra nga vëllai dhe kushërinjtë e tij në mënyrë barbare, disa ditë para se të finalizonte planin e tij për t’u larguar drejt Turqisë bashkë me partnerin e tij.
Ai kishte aplikuar për përjashtim nga shërbimi ushtarak duke treguar seksualitetin e tij, por përgjigja erdhi në shtëpi në momentin që i riu nuk ndodhej aty dhe kështu, familjarët e tij mësuan për seksualitetin e tij.
Pas kësaj, vëllai i tij e gënjeu duke i thënë se do të shkonin drejt fshatit Borumi për të takuar babanë e tyre.
20-vjeçari pranoi, pa e ditur se vëllai i kishte mësuar sekretin. Atje e prisnin edhe dy kushërinjtë, të cilët, në bashkëpunim me vëllanë e tij, e vranë të riun duke i prerë kokën. Më pas, ata telefonuan nënën e tij dhe i thanë se i dhanë fund. Tre të dyshuarit u arrestuan dhe përballen me akuzën e vrasjes.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...