Hani më pak
Eksperimentet kanë treguar se një dietë me kalori të kufizuara mund të ngadalësojë procesin e plakjes dhe t’i bëjë njerëzit që të jenë më pak të prirur për t’u prekur nga sëmundjet.
Mbani një qen
Qeni është miku juaj më i mirë për t’ju ndihmuar për të rritur aktivitet fizike dhe për të mbajtur larg sëmundjes e zemrës, si dhe ndihmon për largimin e stresit. Universiteti i Mbretëreshës në Belfast ka studiuar dhjetra studime mbi këtë temë dhe arriti në përfundimin se individët të cilët mbajnë qen gëzojnë një jetë më të gjatë dhe më të shëndetshme se pjesa tjetër e popullsisë.
Të jeni pozitiv
një studim mes 678 murgeshava. Studiuesit zbuluan se murgeshat që kishin përcjellë emocione pozitive kishin mundësi të jetonin të paktën 10 vjet më gjatë se murgeshat më pak të gëzuara.
Mos humbni kontaktet
Takohuni rregullisht me familjen, miqtë, fqinjët, kolegët të cilët iu bëjnë të ndiheni të relaksuar dhe të lumtur. Njërëzit me marrëdhënia të mira sociale kanë shans për një jetë më të lumtur.
Verë e kuqe
Konsumimi i më pak se një gotë verë të kuqe në ditë është i lidhur me një normë më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare.
Çdo ditë bëni ushtrime fizike
Nuk duhet të hiqni dorë në mënyrë absolute nga ushtrimet fizike, qoftë dhe duke bërë punë shtëpie apo duke u kujdesur për kopshtin tuaj. Aktivitetet e ndryshme fizike shtojnë jetëgjatësinë tuaj.
Shtyni periudhën e pensionit
Studiuesit thonë se nëse dëshira për të punuar nuk mungon, nuk keni përse të hiqni dorë prej saj. Dalja në pension është një periudhë krize, pasi sjell monotoni e cila më tej sjell stres tek shumë individë.
Bëni sa më shumë seks
Aktiviteti seksual është një tjetër mënyrë për të jetuar gjatë, pasi ndihmon në mirë funksionin e hormoneve të trupit.
Konsumoni peshk
Omega 3 e cila gjendet tek salmoni, trofta etj, është e lidhur me rritjen 2 – vjeçare të jetëgjatësisë. Ekspertët rekomandojnë që konsumimi i peshkut të jetë i rregullt çdo javë./lajme.al/
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...