Vitamina D është shumë e rëndësishme për shëndetin e përgjithshëm të trupit, pasi ajo mban të shëndetshme kockat, dhëmbët dhe muskujt. Ajo nevojitet për të rregulluar sasinë e kalciumit të fosfatit në trup. Pa sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine, juve mund t’ju shfaqen komplikime serioze të ndryshme.
Por, si ta dini nëse keni mungesë të vitaminës D? Ekspertët thonë se një prej shenjave është edhe rënia e flokëve.
Kjo sepse vitamina D nevojitet në mënyrë që gjëndrat e flokëve të jenë të shëndetshme, pasi ajo furnizon ato me nutrientët kyç. Sipas Telegrafi. com pa vitaminë D, flokët vazhdimisht dobësohen dhe fillojnë të bien. Vitamina D ka një funksion kyç në modulimin qelizor dhe në sistemin e imunitetit, andaj edhe ndërlidhet me ciklin e rritjes së flokëve.
Vitamina D, bashkë me vitaminat dhe mineralet e shumta, si hekuri, vitamina C dhe biotini, janë të domosdoshme për ciklin e rritjes së flokëve.
Media spanjolle “La Vanguardia”: Zbuloni Beratin, qytetin pë...
Komisionet parlamentare vazhdojnë shqyrtimin e ligjit për bu...
Parashikimi i motit për sot
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...