Të kujdesesh për shtëpinë nuk është aq e thjeshtë sa mendoni. Në fillim mund të duket sikur mjafton të vësh pak rregull, por në të vërtetë, zonjat e shtëpisë e dinë mjaft mirë sa e vështirë është të lash, marrësh pluhurat, të hekurosësh çentrot e mamasë, të pastrosh ciflat e ushqimit në mikrovalë apo të gjesh se ku dreqin kanë përfundua çorapet.
T’i gllabërojë lavatriçja vallë? Por shenja e mëposhtme jo vetëm që i bën të gjitha tak-fak si flutur, ashtu siç duan vjehrrat nikoqire, por është maniake e pastërtisë.
Me të 1 dhe 1 bëjnë 2, nuk ka çorape poshtë krevatit e as pluhur mbi dollap, merimangat as nuk i njohin skutat e shtëpisë, pale ballkoni si duket, si Kopshti Botanik i kryeqyteit (fatkeqësisht i lënë në harresë). Nuk po vazhdojmë më tej, kjo është shenja më pastërtore e horoskopit.
Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, nuk është çudi që Virgjëresha të renditet e para. Në shtëpitë e personave te kësaj shenjeje çdo gjë është e mirëorganizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar si duhet, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull.
Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë./Living
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...