Google ADS

Zbuloni sekretet e shenjës së Shigjetarit

17:43 | 11 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Personat e shenjës së Shigjetarit shpesh herë dinë të marrin rolin e “policit” dhe janë shumë të drejtpërdrejtë.

Por në të vërtetë ka shumë gjëra tjera që i karakterizon ata, shkruan portali arbresh.info

Më poshtë mund të zbuloni sekretet e shenjës së Shigjetarit.

  1. Ëndërrojnë shumë

Personat e shenjës së Shigjetarit kanë tendencë të jenë entuziaste për jetën dhe optimist për të ardhmen. Ata nuk e shohin te vetja asnjë pikë të dobët dhe gjithmonë janë të fokusuar te pikat e forta. Nuk kanë frikë të ëndërrojnë edhe gjëra që për të tjerët vështirë se mund të duken të realizushme.

  1. Janë të sinqertë

Shigjetarët janë personat më të drejtpërdrejtë në të gjithë zodiakun. Miqte e tyre e gjejnë sinqeritetin e tyre të pastër si ajri i freksët. Ata nuk kërkojnë asgjë më shumë, përpos të vërtetës.

  1. Kanë sens humori

Personat e lindur në këtë shenjë kanë sens të natyrshëm humori. Por ia dalin shumë mirë që të përdorin edhe sarkazmën.

  1. Janë të pavarur

Shigjëtarët më së shumti e urrejnë kur u thonë se rregullat duhet zbatuar. Nëse përpiqesh të kontrollosh çdo lëvizje të tyre, atëherë duhet të keni parasysh që e keni humbur atë person.

  1. S’kanë durim

Mungesa e durimit është një ndër veset më të këqija që ka kjo shenjë. Shigjetarët i duan të gjitha dhe nëse zhgënjehen përfundojnë të frustruar.

  1. Nuk i durojnë egositët

Shigjetarët nuk i durojnë njerëzit që vetëm marrin dhe nuk japin asgjë. Ata më shumë prefereojnë të jetojnë vetëm, sesa të rrethohen nga hipokritët.

  1. Vështirë mashtrohen

Personat e shenjës së horoskopit janë shumë të zgjuar dhe është shumë e vështirë që të mashtrohen. Ata gjithmonë e kanë planin B nën mëngë…dhe pastaj planin C, D, E dhe F.

  1. Nuk kanë frikë të rrezikojnë

Shigjetarët njihen si personat që kur fitojnë ia dalin të fitojnë shumë dhe në mënyrë të saktë e kalkulojnë fitoren. Disa mund t’i quajnë ata të pakujdesshëm, por kjo është vullneti për marrë “gjithçka” që duan./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme