Google ADS

Zbuloni sekretet e jetëgjatësisë

17:24 | 6 Prill 2017
Arbresh.info

Nëse do të shihnim nga e ardhmja jonë do të dëshironim të ishim të moshuar, por me shëndet të plotë dhe vite të jetuara në qetësi.

Por si tia dalim? Sipas një studimi britanik janë shumë faktorë që ndikojnë në jetëgjatësi.

Ekonomia e një vendi, aksesi në shërbimin shëndetësor, cilësia e ajrit, komponenti gjenetik dhe e fundit, por sigurisht jo për nga rëndësia, është stili i jetës.

Studimi i bërë në Angli, ka studiuar 313 mijë persona të moshave nga 75 në 84 vjeç, banues në 4 mijë zona të vogla në 18 vende europiane, të monitoruar në një hark kohor prej 10 vitesh.

Sigurisht çelësi fitues për të jetë më gjatë është një përzierje mes ekonomisë së një vendi, dhe stilit individual të jetës.

Kushtet e vështira ekonomike shpjegojnë jetëgjatësinë e shkurtër në zona si Portugali, jugu i Spanjës, Itali dhe zona post industriale, ndërkohë që konsumi i duhanit dhe regjimi ushqimor i çekuilibruar shpjegon prezencën e zonave me mbijetesë të ulët në vende ekonomikisht të begata, si vendet skandinave apo Vendet e Ulëta.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme