Burrat arrijnë orgazëm gjatë seksit në 95 përqind të rasteve, ndërsa te gratë kjo përqindje është 50 deri në 70 përqind.
Në të njejtën kohë që disa gra thonë se vetëm kënaqësia e tyre është e rëndësishme, ato thonë se burrat nuk shqetësohen nëse një grua do të përjetojë orgazëm.
Por e vërteta është ndryshe, transmeton portal arbresh.info
Gazetari Michael Castleman, i cili u përgjigjet pyetjeve në lidhje me seksin për më shumë se 40 vjet, thotë se pyetja që shumë burra i bëjnë atij është, se si mund të ndihmojnë partneren të përjetojë një orgazëm?
Për më tepër, shqetësimet e burrave për problemet e tyre, siç janë derdhja e parakohshme ose madhësia gjenitale rrjedhin pjesërisht nga besimi se problemet e tyre ndikojnë në kënaqësinë e partnereve të tyre.
Sipas tij, gjëja më e rëndësishme që mund të bëjën partnerët është që të flasin për seksin dhe për dëshirat që kanë.
Gjithashtu, sikurse orgazma që është thelbësore për vetëbesimin seksual të një burri, e njejta vlen edhe për gratë, pasi edhe ato duan që partneri të përjetojë orgazëm gjatë aktit.
Studiuesit gjermanë anketuan 240 gra në lidhje me orgazmën, dhe më shumë se gjysma e tyre vlerësuan se kënaqësia e një partneri është shumë e rëndësishme, ndërsa e njejta përgjigjje është dhënë edhe nga burrat./arbresh.info/
Swica: SHBA e interesuar të thellojë bashkëpunimin me Kosovë...
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...