Google ADS

Zbuloni metodat se si mund të pastroni duke përdorur kripën

21:52 | 14 Shkurt 2019
Trina Galanxhi

Pastrimi i shtëpisë nuk është diçka që të gjithë kanë qejf ta bëjnë, por është e domosdoshme. Sidoqoftë, askush nuk do të shpenzojë shumë kohë dhe mund duke pastruar.

Zgjidhjet dhe truket e shpejta janë gjithmonë të mirëpritura. A e dinit që kripa është një ndër produktet që gjendet në çdo shtëpi, por bën edhe mrekulli në pastrim?

Ju mund ta përdorni për të pastruar sobën. Pasi gatuani, soba bëhet tejmase pis. Edhe nëse sapo keni pastruar, duket sikur yndyra ka javë që shtresohet aty. Pas çdo gatimi ama ju mund të hidhni kripë mbi sobën që është ende e nxehtë. Pasi soba të ftohet, fshijeni kripën me një leckë të lagur. Kripa do të përthithë të gjitha yndyrnat dhe lëngjet e derdhura.

Na ka ndodhur të gjithëve të hedhim padashje (ose me dashje) një vezë në tokë. E nëse është përgjegjësia jonë ta pastrojmë, dihet se bëhet e rrëmujshme. Hidhni kripë mbi vezën e thyer në tokë. Pas pak minutash kripa do e thajë dhe do bëhet e lehtë për ta fshirë.

Jo vetëm sobën dhe dyshemenë, ju mund ta përdorni kripën për të pastruar shumë gjëra të tjera. Për shembull, tiganët që të gjithë urrejnë t’i lajnë, ose hekurin e hekurosjes. Pothuajse çdo gjë mund të pastrohet me kripë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme