Zbuloni efektin pozitiv të lëngut të limonit mbi thembrat e çara

06:59 | 12 Maj 2017
Arbresh.info

Thembrat e çara apo të plasaritura janë ndër problemet më të shpeshta që na rastis t’i shohim gjatë verës.

Shkaqet e krijimit të tyre janë nga më të ndryshmet duke filluar nga dieta e varfër ushqimore, dehidratimi, deri tek përdorimi i shapkave me gisht që ekspozojnë jashtë pjesën më të madhe të këmbës. Si pasojë, thembra bie në kontakt me pluhurin, por edhe materiale të tjera si rëra, guriçkat a gjetkë.

Higjiena e dobët apo mungesa e përdorimit të kremërave hidratuese ndikojnë po ashtu në plasaritjen e thembrave të çara. Një ndër metodat më popullore për hidratimin e tyre është trajtimi me limon që ndikon drejtpërdrejt në eleminimin e këtij problemi të padëshirueshëm. Mbushni një enë me ujë të ngrohtë dhe shtoni në të një gotë me lëng limoni.

Lërini këmbët të qëndrojnë në ujë për 15 ose 20 minuta dhe më pas fshijini me peshqir të butë. Në ujin e përgatitur mund të vendosni edhe pakëz mjaltë, pasi mjalti vepron si eksfoliant. Një trajtim tjetër shumë efektiv, është të flini me lëkurë limoni në thembra. Hiqni pjesën e brendshme dhe përdoreni lëkurën si formë kaushi për të mbështjellë thembrën. Për rezultate më efektive përdoreni këtë ilaç natyral disa herë në javë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme