Google ADS

Zbuloni ç’surpriza kanë parashikuar yjet dhe planetet për dhjetorin

11:43 | 1 Dhjetor 2019
Arbresh.info

DASHI: Jeni përfshirë shumë në çështjet profesionale dhe në datën 9 do të merrni një lajm të mirë. Viti 2020 do të jetë më i begatë për ju, sidomos gjatë periudhës së pranverës. Të mos humbasin kohë të gjithë ata që kanë ndër mend të nisin projekte të reja. Dhjetori nuk do të sjellë rezultate të menjëhershme, gjërat do të ndryshojnë vetëm pas datës 20. Fundi i dhjetorit do të ofrojë mundësi për të gjithë. Mendoni prej kohësh të ndryshoni pozicionin në punë apo edhe vetë kompaninë. Bëni kujdes me çështjet ligjore që keni lënë pezull. Mund ta paguani shtrenjtë për shkak të një pakujdesie personale.

Në dashuri s’ka shumë për të bërë apo për të thënë, sidomos deri më datë 20. Mos i lini gjërat të pasigurta//pezull dhe mos hapni polemika të kota, të cilat mund të shndërrohen më pas në debate të forta, sidomos rreth datës 13. Nëse keni probleme ligjore me një ish-partner/e, ndërmjetësimi me të do të zgjatë shumë. Në pranverë, Saturni s’do të jetë më kundër jush. Nëse ndieni diçka sado të vogël për dikë, mos e lini pas dore, sepse pas katër-pesë muajsh mund të shndërrohet në një dashuri të madhe. Viti i Ri do të jetë i mbushur me emocione të forta. Gjatë fundit të dhjetorit është pikërisht dashuria protagonistja në shenjën tuaj. Gjatë dy viteve të fundit keni punuar dhe jeni shqetësuar aq shumë, saqë ndieni lodhje të madhe. Dy javët e para të muajit do të jenë të vështira. Mos u bëni nervozë në datat 26 dhe 27. Edhe fizikisht do të ndiheni më mirë gjatë festave të fundvitit.

DEMI: Gjatë tre muajve të fundit keni shfaqur mjaft pasiguri. Ata që punojnë prej vitesh në një kompani, gjatë verës kanë kërkuar ngritje në detyrë apo një ndryshim page. Loja është në anën tuaj, por mos e teproni! Nëse nuk tregoheni me takt, rrezikoni që gjithçka të kthehet kundër jush. Gjatë ditëve të para të dhjetorit do të përballeni me konflikte. Të tjerët s’i vënë në dyshim aftësitë tuaja, por ju po përpiqeni të mbani larg disa persona që ju rrethojnë. Pengesat financiare do të kalohen, edhe pse ngadalë. Jupiteri do të kalojë në shenjën tuaj në fillim të vitit 2020 dhe, falë ndikimit të tij të shkëlqyer, do t’i fitoni këto beteja të vogla që sapo keni nisur. Do të shndërroheni në protagonistë gjatë kësaj periudhe.

Çiftet që janë ndarë së fundmi do të arrijnë të merren vesh gjatë dhjetorit. Gjithçka do të jetë më e lehtë në fushën sentimentale, sidomos po të krahasoni periudhën dymujore të mbushur me kriza që mezi i kapërcyen edhe çiftet më të konsoliduara. Nëse keni një lidhje të shëndetshme, do të debatoni në lidhje me fëmijët. Në qendër të projekteve në çift në këtë periudhë janë blerjet e pronave apo të shtëpive. Venusi përqafon të lindurit në shenjën tuaj vetëm pas datës 18. Periudha e festave do të jetë interesante për ata që duan të përjetojnë emocione të veçanta. Pas dy muajve të lodhshëm për ju, dhjetori sjell qetësi dhe mundësi të reja. Venusi, Saturni dhe Jupiteri kanë një aspekt/ pozitiv. Për atë që ka ndër mend të nisë ndonjë kurë, kjo është periudha e duhur. Qielli hapet për ju me fillimin e vitit.

BINJAKËT: Ky do të jetë muaji i çlirimit, sepse pas datës 2, Jupiteri s’do të jetë më kundër jush. Kjo nënkupton se çdo pengesë do të kapërcehet. Personat që i kanë mbyllur aktivitetet private, tani ndihen më të qetë. Yjet do t’ju favorizojnë për çdo vendim që do të merrni. Do të mbyllni një kontratë të rëndësishme brenda pranverës së vitit 2020. Pas një periudhe paqartësie, tani do të gjeni rrugën e duhur. Keni organizuar gjithçka nga fillimi, madje jeni detyruar t’ia nisni edhe nga zeroja, sepse ju mbani gjithnjë anën e së drejtës. Udhëtimet janë shumë të favorizuara.

Dashuria po ju kërkon dhe, në këtë rast, duhet t’i përgjigjeni. Gjërat do të shkojnë edhe më mirë pas datës 20. Mos shfaqni mosbesim dhe mos humbni kohë me histori të pamundura! Binjakët e jetojnë dashurinë si adoleshentë të përjetshëm dhe ndonjëherë u japin hapësirë disa marrëdhënieve që s’janë aspak të vërteta. Nëse keni pasur probleme me një ish-partner/e, tani do të gjeni gjuhën e përbashkët. Lidhjet e krijuara gjatë fundvitit do të jenë vërtet të rëndësishme. Disa prej jush do të hedhin hapin e madh drejt martesës apo bashkëjetesës. Mos jini melankolikë! Njerëzit që janë në kërkim të shpirtit binjak duhet t’i mbajnë mend mirë datat 28 dhe 29. Gjysma e dytë e muajit do të jetë më e favorshme për rikuperimin psikofizik. Keni një qëndrim më pozitiv ndaj gjithçkaje po ndodh rreth jush. Shmangini tensionet, sidomos në datat 11, 12, 17 dhe 18.

GAFORRJA: Disa situata janë bërë krejtësisht të padurueshme, prandaj ju leverdis të mos bëni zgjedhje të rrezikshme. Shumë prej jush janë përballur me një problem të rëndësishëm gjatë verës dhe kanë qenë të detyruar t’i japin fund një bashkëpunimi. Këtë muaj do të kuptoni cila është rruga e duhur që duhet të ndiqni. Bëni kujdes maksimal më datë 13! Çështjet ligjore, por edhe ato ekonomike, duhen menaxhuar me kujdes. Jini të gatshëm të bëni kompromise. Shtrijini këmbët sa keni jorganin! Keni shpenzuar aq shumë kohët e fundit për veten dhe për biznesin tuaj, saqë do të duhet kohë që gjërat të ekuilibrohen. Jeni të vetëdijshëm se të gjitha masat që keni marrë kanë qenë të nevojshme.

Në aspektin sentimental do të ndiheni si të mbytur. Ndërhyrjet nga jashtë janë shumë të mëdha, por edhe ju vetë keni disa pasiguri që nuk po i kapërceni dot. Dhjetori do të jetë një muaj që do të vërë në provë çiftet. Gjërat do të ndryshojnë me kalimin e kohës. Ne ju këshillojmë të mos thoni “po” ose “jo” gjatë këtij muaji. Personat që janë mes dy lidhjeve, do të ndihen të lodhur dhe do të vënë pikat mbi “i”. Probleme në familje për shkak të disa shpenzimeve. Duhet të tregoheni më të duruar. Dhjetori është një muaj që kërkon shumë angazhim, sidomos dy javët e para. Marsi është shumë aktiv dhe, për fat të mirë, do t’ju ndihmojë me problemet fizike. Duhet të shoqëroheni me njerëz të gëzueshëm, të fortë dhe ta kapërceni këtë gjendje pasigurie. Por, mos u habisni! Diçka e tillë është pjesë e karakterit tuaj të ndryshueshëm.

LUANI: Që prej tetorit, dikush ju ka detyruar të veproni përkundër arsyes suaj, por këtë muaj s’do t’ju pengojë të shfrytëzoni mundësitë e mira që paraqiten. Shumë nga të lindurit në këtë shenjë do të marrin një vendim drastik: “O po, o jo”. Data 9 karakterizohet nga nervozizmi. Gjërat do të përmirësohen pas datës 16. Edhe në dhjetor do t’i shtyni për më vonë ndryshimet që keni ndër mend të bëni në jetën tuaj. Do të jeni pikërisht ju që do të ngrini zërin apo do të rebeloheni ndaj njerëzve që duan t’i kufizojnë hapësirat tuaja. Duhet të bëni atë që dëshironi pa e vrarë mendjen se çfarë mendojnë njerëzit që ju rrethojnë. Studentëve do t’u jepen shumë mundësi për eksperienca të reja. Ju sugjerojmë të përfshiheni në ambiente dhe situata të reja.

Do të njiheni me njerëz mjaft intrigues pas datës 9. Pasioni është i madh për çiftet që sapo janë martuar. Jupiteri favorizon pjellorinë këtë muaj. Dhjetori është muaji që do të mendoni për një trashëgimtar. Ata që s’kanë gjetur ende një partner, do të vazhdojnë ta shtyjnë këtë vendim. Gjeni pak hapësirë për veten. Ju jeni një ndër shenjat më joshëse në sy të të tjerëve, ja pse jeni shumë të dëshirueshëm për ata që ju kanë pranë. Bëni mirë t’i shmangni debatet e parëndësishme të tipit se ku do ta kaloni Vitin e Ri. Për shkak të përkushtimit ndaj profesionit, nuk do të gjeni kohë për të dhuruar dashuri. Në aspektin psikofizik, rikuperimi është i dukshëm. Planifikoni një udhëtim apo diçka tjetër që jua përmbush dëshirat. Pas datës 23 fillon një fazë tjetër edhe më interesante. Provoni meditimin. Këtë vit s’do të keni shumë dëshirë të jeni pjesë e kaosit të fundvitit, por doni ta kaloni festën në atmosferë familjare.

VIRGJËRESHA: Ky do të jetë një muaj i rëndësishëm për profesionistët e pavarur, por edhe për punonjësit në përgjithësi. Që prej datës 2, Jupiteri nis një tranzit shumë të rëndësishëm, ndërsa Urani dhe Saturni kanë një ndikim të shkëlqyer. Nëse keni punuar shumë në periudhën shtator-nëntor dhe jeni treguar të matur, tani do të korrni frytet e punës. Është çasti t’i eliminoni të gjithë njerëzit që ju kanë penguar, nëse doni t’ju ngrenë në detyrë. Dhjetori do të jetë muaj veprimi. Një ofertë shumë interesante do t’ju vijë brenda pranverës së vitit 2020, e cila më së shumti do të jetë një lloj shpërblimi për punën tuaj. E keni merituar. Energjitë dhe mundësitë dyfishohen pas datës 18. Mos i nënvlerësoni propozimet e reja!

Këtë muaj pritet të përmirësohen edhe marrëdhëniet që kanë qenë në krizë. Ata që po e mbyllin vitin pa një të dashur, do të përjetojë emocione të mëdha këtë fundvit. Lajme të bukura për të sapomartuarit që presin fëmijë. Yjet ju ndihmojnë, por edhe ju duhet të futeni në lojë. Përfitoni nga ky horoskop i shkëlqyer, sepse viti do të nisë për mrekulli për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Tregohuni më të gatshëm dhe jo shumë kritikë ndaj vetes. Në një klimë kaq interesante është normale që edhe gjendja juaj shëndetësore të përmirësohet. Sigurisht që ju keni hera-herës probleme emotive, por tanimë janë pjesë e karakterit tuaj. Nuk ndiheni asnjëherë të qetë. Mos i trazoni më kot ujërat në familje, sidomos në datat 11, 12 dhe 24. Fundi i vitit do të mbyllet me sukses për ata që kanë pasur probleme. Energjia e Jupiterit do të kthehet 100 për qind.

PESHORJA: Do të hasni vështirësi për t’i zgjidhur problemet gjatë dhjetorit. Nëse diçka nuk shkon, do të hiqni dorë, në mos e keni bërë tashmë. Do të bëheni nervozë, sepse mendoni se shumë njerëz ju kanë lënë pas dore. Edhe me kolegët dhe eprorët do të bëni polemika. Nuk është periudha e duhur që t’i lini gjërat të paqarta. Nëse keni pranuar një vend pune pa u menduar dy herë, do të përfundoni duke i thënë vetes: “Kush më solli mua këtu?” Bëni kujdes, mos i paguani faturat me vonesë! Merrni këshillat e duhura para se të hidhni ndonjë hap të gabuar.

Edhe në fushën e ndjenjave do të mbizotërojnë polemikat, sidomos gjatë dy javëve të para. Do të debatoni për çështje praktike. Çiftet që janë në krizë, do t’u japin fund lidhjeve të lodhshme. Çiftet e sapomartuara do të debatojnë më së shumti për praninë e partnerit në familje. Mos harroni pasionin, në të kundërt shtëpia do të shndërrohet në një vend ku bëhen psikanaliza, jo ku gjeni kënaqësi. Është me vend të përballeni hapur me partnerët, por kohët e fundit njëri nga ju flet shumë dhe nuk dëgjon asnjëherë. Ju e dini që s’duhen mbajtur dy kunguj në një sqetull, pasi gjërat mund të keqësohen. Ndihet një atmosferë nervozizmi. Brenda disa javësh, do të bëni një zgjedhje të rëndësishme. Gjërat do të normalizohen disi pas datë 27. Viti 2019 do të mbyllet me dyshime, madje edhe festat e fundvitit nuk do të shkojnë vaj. Probleme reumatizmale. Pini më shumë ujë! Nëse jeni të shkujdesur, mos hidhni hapa të gabuar. Mund të bëni gabime të pafalshme për shkak të nervozizmit.

AKREPI: Fundi i vitit për të lindurit në shenjën e Akrepit jo vetëm që ofron mundësi për t’u emancipuar dhe për të përjetuar gjëra të reja, por edhe për t’u çliruar nga një barrë e rëndë që mbanit prej kohësh. Ndryshimet janë parësoret për ju në këtë periudhë dhe shumë prej jush kanë marrë /konfirmime pozitive që prej gushtit. Ata që kanë hapur një aktivitet privat, do të fitojnë më shumë nga ç’e kishin parashikuar. Gjithë këto transformime do të sjellin edhe disa pengesa të vogla, që do të kalohen lehtë. Shitblerjet janë të favorizuara në këtë periudhë. Edhe studentët janë në fazën më të mirë.

Lidhjet e krijuara së fundmi do të bëhen më të rëndësishme. Ata që e kanë nisur lidhjen si lojë apo thjesht si një flirt veror, do të kuptojnë se këta njerëz i kanë ndihmuar të harrojnë të shkuarën e vështirë. Zemrat e vetmuara në këtë periudhë janë më të motivuara. Lejojini partnerët tuaj t’ju njohin më mirë, t’i zbulojnë sekretet që fshihni brenda zemrës. Ju doni gjithmonë t’i njihni të tjerët, por s’tregoni aspak për veten. Gjeni njerëzit e duhur dhe lidhuni pa hezituar, sepse yjet rreth periudhës së fundvitit janë shumë interesante. Viti do të mbyllet qetësisht dhe me parashikime të mira për vitin 2020, i cili do t’ju sjellë shumë energji, si në fushën e ndjenjave, edhe në atë profesionale. Vjeshta për ju ka qenë një periudhë në të cilën keni rilindur. Nga data 23 deri më 31 do të keni rastet më të mira për të bërë terapi fizike. Shumë planetë aktivë do të jenë në shenjën tuaj, por Jupiteri do t’ju ndihmojë më shumë, sidomos personat që vuajnë prej kohësh nga probleme shëndetësore.

SHIGJETARI: Fakti që Jupiteri u largua nga shenja juaj nuk duhet t’ju frikësojë. Uroj që gjatë këtij viti të rëndësishëm për karrierën tuaj, të keni bërë atë ndryshimin e madh që kërkonit prej kohësh. Të vonuarit mund të mbështeten te Mërkuri, i cili më datë 9 do të kalojë në shenjën tuaj. Do t’ju jepet një mundësi e mirë për t’i shprehur haptazi idetë tuaja në dhjetor. Data më e favorshme do të jetë 16-a, falë aspektit të shkëlqyer të Diellit dhe Hënës. Bashkëpunime të reja. Java 16-22 do të jetë shumë interesante për ata që kanë bërë një kërkesë në të shkuarën.

Fusha sentimentale do të ketë një rëndësi të madhe në jetën tuaj gjatë këtij muaji. Shumë prej jush kanë gjetur njeriun e duhur, ndërsa të tjerët janë të hapur ndaj të gjitha aventurave apo njohjeve. Hëna do të kalojë në shenjën tuaj pikërisht gjatë festave të fundvitit. Rrethi juaj shoqëror është i ngushtë. E keni shumë të lehtë të kontrolloni jetën tuaj sentimentale dhe jeni nga ata njerëz që nuk mendojnë vetëm për lumturinë e tyre, por edhe për atë të të tjerëve. Vetëm dashuritë në distancë do të kenë probleme. Jeni pikërisht ju që vendosni nga duhet të anojë peshorja. Problemet shëndetësore që keni pasur që pas gushtit, janë përballuar pozitivisht. Mos u stërmundoni gjatë periudhës së fundvitit! Nëse ju jepet mundësia që këtë Vit të Ri ta kaloni ndryshe, atëherë pranojeni ftesën dhe përjetoni emocione të fuqishme.

BRICJAPI: Dhjetori do të jetë muaj i rëndësishëm, nëse doni të realizoni një dëshirë të madhe. Nëse në fillim të vitit ju kam këshilluar të tregoheni të kujdesshëm, me yjet që ju favorizojë tani, ju sugjeroj të tregoni se kush jeni në të vërtetë. Ata që kanë punuar fort, do të shpërblehen. Ju do të jeni tashmë në plan të parë. Jupiteri do të hyjë triumfues në shenjën tuaj dhe do të shoqërohet nga Urani, që ka një aspekt të shkëlqyer. Më të aftët do të kenë sukses të jashtëzakonshëm. Studentët janë shumë të favorizuar në provime dhe do t’u ofrohen mundësi punësimi. Ky është momenti juaj i rimëkëmbjes, sikurse feniksi. Shfrytëzojini mundësitë që do t’ju jepen… edhe profesionistët e pavarur do të tregojnë sa vlejnë në të vërtetë. Disa takime pune do t’jua ndryshojnë jetën.

Gjithashtu edhe në fushën e ndjenjave, dhjetori do të jetë i rëndësishëm, sidomos për çiftet që duan të bëhen me fëmijë. Jupiteri favorizon pjellorinë dhe krijimtarinë, por jo vetëm kaq, ky planet simbolizon një element force edhe për 2020-n. Do të merrni një lajm të bukur që do t’ju emocionojë. Viti do të mbyllet me një sukses të madh, sepse ju s’do të jeni më aq mosbesues. Është e rëndësishme të jeni në qendër të skenës dhe të merrni duartrokitjet e merituara. Energjia nuk mungon falë Diellit aktiv në datën 22 dhe Venusit më datë 20. Nëse keni planifikuar një operacion gjatë fundvitit, suksesi është i garantuar. Shfrytëzojini më mirë energjitë tuaja. Të dëshirosh është të kesh,/ mos e harroni këtë!

UJORI: Viti do të mbyllet në mënyrë interesante. Personat që kanë nisur një punë të re muajt e fundit, vuajnë ende nga ana ekonomike. Ata që janë treguar të shkujdesur, duhet të bëjnë më shumë kujdes me shpenzimet. Mërkuri do të kalojë në shenjën tuaj në datën 9 i shoqëruar edhe nga Dielli. Marrëdhëniet janë gjithmonë vendimtare për ju. Ju janë dhënë disa mundësi që duhet t’i shfrytëzoni. Një miqësi, një marrëveshje e re, diçka e rëndësishme po krijohet. Gjysma e dytë e muajit është më e favorshme. Në aspektin profesional jeni bërë shumë kërkues, ja pse do të refuzoni shumë nga propozimet për punë.

Aspekti sentimental do të jetë bindës. Venusi kthehet sërish në shenjën tuaj në datën 20, për këtë arsye festat sivjet do t’i kaloni vërtet të puthura nga fati/. Merrni kohën e duhur për të dhuruar dashuri. Dhjetori është muaj interesant për takimet e reja, sidomos për ata që duan ta harrojnë të shkuarën. Megjithatë, viti 2020 do t’ju dhurojë më shumë forca për t’i përballuar këto gjëra. Nëse në krah keni personin e duhur, do të bëni një zgjedhje të rëndësishme për vitin e ardhshëm. Data 29 do të jetë më fatlumja, por fati nuk do të mungojë as në ditët e fundit të vitit. Edhe janari parashikohet muaj pozitiv në fushën e ndjenjave. Dhjetori sjell energji pozitive. Përpiquni të bëni disa ditë pushim pas datës 22. Marsi është kalimthi në shenjën tuaj. Problemet fizike do t’i kaloni lehtësisht. Shpina dhe kontraktimet muskulore janë pikat tuaja të dobëta.

PESHQIT: Tani nis për ju një periudhë shumë e rëndësishme. Jupiteri është aktiv që prej datës 2 dhe planetët e tjerë po ashtu ju favorizojnë. Tashmë nuk ju ndal më askush. Nëse jeni të punësuar, do të ngriheni në detyrë, ose do të bini në sy të kolegëve duke marrë merita të mëdha. Ky është muaji i duhur për të kërkuar më shumë. Dhjetori do t’i ndihmojë të gjithë të shpërblehen për punën e kryer. Suksese personale gjatë ditëve të fundit të vitit. Ata që duan të hapin një aktivitet privat, do ta kenë më të lehtë. Shefat apo sipërmarrësit janë më të favorizuar. Edhe pse keni kaluar furtuna të mëdha në aspektin financiar, por edhe në atë ligjor, tani do ta merrni veten. Viti 2020 do të shërbejnë si pikë referimi për të gjithë, prandaj përvishini mëngët që tani!

Dashuria është dhe do të mbetet gjithnjë një pikë referimi për ju, edhe nëse e keni lënë partnerin/en tuaj. E keni gati zëvendësin. Tregoni kujdes dhe mos i ngacmoni plagët e vjetra! Arsyetoni me logjikë. Kuptojeni se karriera ju ka marrë shumë kohë nga jeta sentimentale. Do ta kuptoni edhe vetë që partnerët i keni lënë pas dore. Mbani premtimet që u keni dhënë njerëzve që dashuroni. Periudhë e mirë për çiftet që duan të bëhen me fëmijë, por edhe për ata që bëjnë punë krijuese. Aspekti fizik është disi më i mirë, por ju kujtoj se tensioni është shumë i lartë, për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit në datën 18. Përballuni me realitetin dhe gjeni brenda jush dëshirën për ta ndarë kohën edhe me të tjerët. Viti 2020 do të sjellë një rikuperim të mirë psikofizik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme