E keni parasysh atë zhurmën karakteristike të urisë? Të duket sikur në stomak kanë plasur trazirat të cilat gjithësesi mendoni se mund t’i injoroni kur nevoja për gjumë është më e madhe. Por të dhënat tregojnë se nëse flini të uritur, atëherë po dëmtoni organizmin. Sipas këtyre të dhënave janë një sërë dëmesh që gjumi me stomakun bosh i bën organizmit, të cilat i gjeni më poshtë në këtë artikull.
Përse nuk duhet të flesh me stomak bosh
Nuk do jeni në gjendje të mbyllni sytë.
Ky është një lajm i keq.Nëse nuk hani darkë, atëherë do të rrotulloheni andej e këndej në krevat dhe nuk do të jeni në gjendje të bëni një gjumë të mirë. Edhe nëse ia dilni të mbyllni sytë, truri do të jetë i zgjuar dhe nuk do të bëni një gjumë të qetë. Ky i fundit është i rëndësishëm për metabolizmin, sistemin imunitar dhe në parandalimin e kancerit dhe diabetit.
Mund të shtoni në peshë
Shumë njerëz janë të mendimit se nëse flenë të uritur, kanë arritur një fitore në betejën kundër mbipeshës. Në të vërtetë, sa më të uritur të jeni aq më shumë do të hani në momentin e parë që ju jepet mundësia. Niveli i sheqerit do të bjerë në nivele të frikshme dhe do t’i suleni bukës si një ujk i vërtetë. Nëse nuk jeni dashamirës të darkës, mund të konsumoni pak çokollatë të zezë, arra ose bajame dhe do të flini si qengj.
Humbisni masën muskulare
Nëse nuk ushqeheni shëndetshëm dhe pa e tepruar në mbrëmje, nuk ka rëndësi sa orë stërviteni në palestër. Studimet konfirmojnë se fjetja me stomakun bosh i heq organizmit mundësinë të marrë ushqyesit e duhur për të konvertuar proteinën në muskul. Në këtë pikë, trupi do të djegë muskujt për të marrë energji. Hani ushqim dhe pini ujë përpara se të stërviteni dhe disa orë përpara se të bini për të fjetur. Ndjesia e ngopjes do t’ju ndihmojë të flini pa asnjë shqetësim.
Do të keni më pak energji
Nëse mendoni se trupi nuk ka nevojë për ushqim edhe gjatë natës jeni të gabuar. Organizmi ka nevojë për energji plot 24 orë. Ai djeg kalori gjatë gjithë kohës. Një lëng me proteinë përpara se të flini përmbush nevojat e organizmit dhe të nesërmen do të zgjoheni plot energji.
Do të jeni nevrikë
Fjetja me stomak bosh dhe zgjimi me trazirat në të do ju bëjnë nevrikë. Gjatë ditës do të keni luhatje humori dhe nivelet e serotoninës do të jenë të paqëndrueshme. Rekomandohet që në mbrëmje të konsumoni kos ose arrorë dhe gjithësesi të mos e teproni me ushqimin. E ngrëna e tepërt dhe mungesa e plotë e ushqimit nuk ju sjellin asnjë të mirë. Rrjedhimisht gjeni një alternativë të mesme që i bën mirë stomakut, trurit dhe organizmit në përgjithësi./AgroWeb
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
Tërmet në Gjirokastër
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...