Google ADS

Zbulohet sekreti për flokët e dëmtuar, e gjeni në kuzhinë

23:25 | 18 Prill 2020
Trina Galanxhi

Ndonjëherë ke ndjesinë sikur flokët kanë nevojë për më shumë jetë dhe për këtë nuk është nevoja të shkosh në sallone bukurie për t’i trajtuar, sepse mjafton një maskë flokësh në shtëpi. Dhe vetëm me dy produkte që i ke në kuzhinë: vaj kokosi dhe mjaltë.

Është një kombinim absolutisht magjik që funksionon shumë mirë për flokët. Dhe, mbi të gjitha, është super i thjeshtë për t’u përgatitur.

Hapi 1: Ngroh 3 lugë gjellë vaj kokosi derisa të shkrijë. (Nëse nuk ke akoma në shtëpi vaj kokosi, mund ta gjesh në çdo farmaci.)

Hapi 2: Sapo vaji i kokosit të jetë shkrirë plotësisht, merr 1/4 e filxhanit me mjaltë dhe përzieje me vajin e kokosit.

Hapi 3: Laji flokët në dush si zakonisht dhe pasi i ke shpëlarë mirë, në flokët e lagur apliko maskën e përzier. Mbaje për 15 minuta (ndoshta edhe më shumë nëse ke më shumë kohë), transmeton Class.

Hapi 4: Shpëlaji flokët dhe pas kësaj do t’i ndiesh të butë dhe të freskët.

Pas disa trajtimesh, do të vësh re se flokët kanë më shumë volum dhe janë më të shkëlqyeshëm. Mjalti dhe vaji i kokosit do të ndihmojë për të zhdukur flokët e dëmtuar dhe pa jetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme