Një test frymëmarrjeje që zbulon kancerin në vetëm shtatë minuta mund të jetë në përdorim brenda dy viteve.
Testi përdor një “hundë elektronike” të aftë për të zbuluar kimikatet e prodhuara nga kanceri, transmeton lajmi.net.
Testimet njerëzore do të zhvillohen këtë vjeshtë në dy spitale të NHS dhe dy në SHBA, duke përfshirë qindra pacientë.
Testet jo invazive, që synojnë fillimisht gjetjen e kancerit të mushkërive, do të obligojnë pacientët të marrin frymë përmes një gypi për një minutë, me analizën që do të dërgohet në një super kompjuter.
Pajisja zbulon kimikatet e prodhuara nga secili kancer, i njohur si ‘komponim organik i paqëndrueshëm’ dhe mund të ndihmojë në gjetjen e kancerit në faza shumë të hershme.
Testet ofrojnë një nivel të lartë të saktësisë duke punuar në nivelet e nanopjesëve, thonë ekspertët.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...